• |
ide | kryesore

Zhvillimet e reja/ Krimet e Rënda kërkojnë ndihmën e autoriteteve italiane për hetimin ndaj Tahirit

Lajme, Të fundit

Zhvillime të reja në dosjen Tahiri. Prokurorët e Krimeve të Rënda kërkojnë ndihmën e autoriteteve italiane, për hetimin e çelur ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një letër-porosie që ka marrë udhë tri ditë më parë, grupi i hetimit, kërkon nga prokuroria e Catanias, t’i vërë në dispozicion dëshmitë e të gjithë të arrestuarve në Itali, përfshi dhe të dyshuarin si kreu i grupit kriminal, Moisi Habilaj, që ka lidhje familjare me ish-ministrin.
Prokurorët kërkojnë edhe pyetjen e Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i grupit kriminal, i cili ndodhej në burg në Shqipëri, por u ekstradua drejt shtetit fqinj, në kundërshtim me ligjin.

Rreth 2 javë më parë organi I akuzës kërkoi ndihmë edhe nga Greqia, për të mësuar gjitha lëvizjet e Tahirit në territorin fqinjë, vendet ku ka qëndruar, pagesat e kryera në resorte, apo hotele, personat me të cilët ka patur kontakt, si dhe mjaft detaje të tjera që mund ti vlejnë hetimit. Hetimet ndaj Saimir Tahirit nisën në tetor të 2017, pas arrestimit të Moisi Habilajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Catania.

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu