Për të festuar 67-vjetorin, aktorja Jane Seymour pranoi që të pozonte për “Playboy”, e fotografuar në shtëpinë e saj me veshje intime nga fotografi Aaron Feaver.
Ishte vetë aktorja, ish-vajza Bond që ka luajtur me Roger Moore në “Live and Let Die”, që e njoftoi paraqitjen e saj në kopertinën e revistës së famshme.
Seymour deklaroi se për të bukuria nuk ka moshë. Edhe pse afërsisht 70 vjeçe, ajo thotë se tani ndihet më seksi se kurrë.
Kjo është hera e tretë e Seymour që shfaqet në “Playboy” gjatë karrierës së saj, përveç asaj në vitin 1987 dhe më 1973-shin.
Aktorja tha se pozimi për “Playboy” nuk është një mënyrë për t’u dukur, por sepse komplimentet janë gjithnjë të mirëpritura, sepse në këtë moshë në përgjithësi një grua bëhet thuajse e padukshme: “Kur je e re mendon vetëm që të të admirojnë, por tani nuk kërkoj të provoj asgjë, aq më pak të bind të tjetër që të më shikojnë”.