• |
ide | kryesore

Basha pas deklaratave të Ramës: Qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit

Lajme, Të fundit



Gati i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Berat, ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ndërsa Rama tha se qeveria nuk do shpenzojë para për asnjë parazit, duke iu referuar skemës së re të ndihmës ekonomike, Basha e quan kryeministrin parazit.

E mbani mend para 5 vitesh si tha më punësoni që tju punësoj. Pra, qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit. Mos e lejoni të luajë me bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ne nuk do i ndahemi kësaj emergjence kombëtare. Përballja do jetë në parlament dhe kudo. Ju bëjmë thirrje atyre që gjenden në nevojë ekstreme të mos i nënshtrohen fatit. Të ngremë zërin dhe të mos pranojmë moton e Edi Ramës ‘sa më shumë ju varfëroj, aq më shumë ju sundoj’. Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Protestat e mëdha dhe të organizuara janë detyra e çdo qytetari. Ne i kemi organizuar, por çdo qytetar duhet të ngrihet për veten e tij. Duke nisur nga ju gazetarët”, – deklaroi Basha.



1 Comment

  1. Na thuaj te gjitha epitetet me te cilat e ke” stolise” Ramen deri sotduke filluar nga hajn,kriminel,genjeshtar dhe tani pas qindera epitetesh paske arrite tek epiteti parazit.SI mund te besoje dikush ty ore i papjeke.Ti je mjerimi i politikes dhe nuk ke shanse ti beshe opozite Rames.JO pse Rama eshte ndonje ekstra politikan por ai ka fatin te kete nje kundershtar injorant si puna jote kunder te cilit i fiton zgjedhjet me tepsi e vollan duke u tallur me kundershtaret si ju.Rama sa te jeshe ti e Monika lidere te opozites e ka te sigurte fitoren ne zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *