• |
ide | kryesore

Flet Kotzias: Akuzohem se i kam dorëzuar Jonin shqiptarëve, presim autorizimin e presidentit Meta

Lajme, Të fundit



Ish ministrja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT.

Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme. Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve… Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë. Për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.” – tha Kotzias.

 



2 Comments

  1. padrejtesia eshte humbje e malle dhe kushdo qe perfshihet ne te ,rendimentin e ka sipas shkalles se veprimit ne te ku cdo detaj ne zhvillimin e vet si ne pergjithesi si ne vecanti ka pasqyrimin e tije 1 urrejtja po te nxisesh urrejtjen ,prit hakmarrjen perplasjen shkatrrimin ,cdo detaj ne padrejtesi a gjitha ne pergjithesi qe kur u krijua bota kushdo qe veproj padrejtesi sado pak apo shum ai nuk perfitoj prej saje vecse dem ,kushdo po te bejne dhogarit per te ndjekur nje plan ne drejtesi dhe padrejtesi ,do te bindet qe me padrejtesi plani do ti kushtojne pa llogari ne krahasim me zbatimin e tije ne drejtesi ,pse ndoll kjo ,sepse keshtu i percaktoj krijuesi gjithesise gjithcka perpara se ti krijoj ,ku padrejtesis si la asnje dobi sukses apo triumf edhe nese duket ,kurse te drejte vertetes i la gjithcka te mire ,ne vakt per veten e vet te gjith mendojne mire por kur u bejne keq tjereve ato pacmangeshem do te gjejne te keqen qe bejne duke mbetur te shgenjyre dhe deshtuar e ndeshkuar sepse padrejtesia nuk eshte pa cmim keshtu zoti i krijoj ai e din se si dhe kur e sjell ate por duke qene se si ne drejtesi si ne padrejtesi kur zhvillohet ne detaje dhe pergjithesi japin rendimet sic kan fjalen ,ku krijon bindjen qe keto jane vertete ligje ku urrejtja sjell urrejtjen dhe dashuria respektin [dashurin ]uroj qe keto lider ti kuptojne dobit per veten e tyre ne kohe qe dobia eshte ta flasesh drejte dhe veprosh drejte dhe rendimenti eshte i drejte ,te mendosh flasesh dhe veprosh si per veten tende dhe per tjetrin keshtu dhe tjetri ben per ty duke mbetur dy palet ne paqe me respekt

  2. Loje greke e poshter. Bejne sikur po Na japin dhurate.
    Njesoj Si dikur ne Troje.
    Saper camerine tradhetar bej Idrizin per polittiken e tij Si sahanlepires. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *