• |
ide | kryesore

Ndëprerje e energjisë elektrike në Tiranë nga data 26 shkurt deri 2 mars

Lajme, Të fundit
Energjia-elektrike.jpg



Zona të ndryshme të Tiranës do të përballen me ndërprerje të energjisë nga data 26 shkurt deri në datën 2 mars. Kufizimet do të bëhen për shkak të punimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen në kuadër të planit të remonteve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në disa fidera të nënstacionit Traktora në Tiranë.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, kufizimet do të bëhen kryesisht rreth orës 9:00 deri në 13:00, në këto zona:

“Në datën 26 shkurt, ora 09:00-13:00, do të ketë mungesë energjie në këto zona: Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni News 24, Garda, Uzina Gjeologjike, Shkozë. Datë 27 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Kodra e Priftit, Shkozë, Zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand). Datë 28 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumit, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325. Datë 1 mars, ora 09:00-13:00, pa energji do të jenë: Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona “Uzina Traktori”, Shkozë (pjesërisht). Datë 2 mars, ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumi, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni Neës 24, Garda, Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallate pranë Oxhakut të Shkolla e Bashkuar, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Shkozë (pjesërisht), Uzina Gjeologjike, Shkozë 2.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *