• |
ide | kryesore

Ndërprerja e Vettingut për Llallën, flet ONM: Dosja mund të rivlerësohet nëse sjell dyshime për vepra penale

Lajme, Të fundit
Adriatik-Llalla-655x356.gif



Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit ndërprerja e vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pa arsyetuar.

Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut për rastin e tyre. Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor. Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre. Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”. – u përgjigjën nga OMN pyetur nga Report TV përmes email-it.

 



1 Comment

  1. Titulli thote:Flet ONM.Konkretisht,ajo nuk ka thene asgje te kuptueshme.Drejtesija,per sa kohe do te perdori kete gjuhe,qe i bije qark-e qark dhe nuk del asgjekundi,por cdo gje e le te nenkuptohet(mund ta lexosh edhe :e le te MOS nenkuptohet),do te krijoje gjithmone ” ,probleme” ,qe ajo,pra drejtesia te kete te drejten,apo te kerkohet nderhyrja e saj,per ta “zgjidhur” problemin e krijuar po nga ajo (drejtesia) vete.Edhe shume ligje,forrmulohen ne menyre qe te jete me disa kuptime,qe te mos kuptohet asgje.U ngjirr Arjola Toska e shkrete,duke kenduar :Folni more shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *