• |
ide | kryesore

Nis verifikimi për pasurinë e biznesmenit Idlir Karkini, akuzohet se “vodhi” poligonin e ushtrisë

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spilles, është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale. Dyshimet janë se investimi i kryer nga Karkini u bë me para të pajustifikuara.
Për këtë arsye Prokuroria e Kavajës ka nisur dhe një verifikim pasuror për biznesmenin i cili privatizoi poligonin e qitjes, që për vite me rradhë nuk u hipotekua dot nga Ministria e Mbrojtjes. Grupi hetimor do të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare të Idlir Karkinit dhe familjarëve të tij. Do të krahasohen të ardhurat e deklaruara me ato që janë investuar për të bërë privatizimin e 110 mijë metrave katrorë tokë. Gjithashtu verifikime do të kryhen edhe në Hipoteka për identifikimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit.
Karkini është përmendur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015, si fitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion Euro, edhe pse kompania e tij rezultonte se ishte vetëm një dyqan celularësh në Rrugën e Durrësit. Një ditë më parë Gjykata e Kavajës la në burg 5 persona, ish-punonjës të Hipotekës së Kavajës dhe Bashkisë Rrogozhinë per tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Ndërsa dy persona të tjerë, ndër ta dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini, u caktua masa detyrim paraqitje dhe bllokim i pasaportës./ Tv Klan



3 Comments

  1. lapsi po kthehet ne nje media te paguar. boton dicka qesharake. pasuria e karkinit eshte me miliona euro dhe dollare.
    ai eshte perfaqesues i rohde schwarz, kompania gjermane qe ka fituar projektin prej 23 milione euro te rtsh
    dhe mirembajtjen e pajisjeve te ketij projekti prej 7,2 milione euro. ne kete projekt kompania ideatel e karkinit eshte partneri aktiv i komoanise gjermane.
    genjehet shume ne shtyp per ceshtjen e radareve te ushtrise, te cilet jane furnizuar nga kompania amerikane lockheed martin dhe mirembahen nga kompania ideatel, qe vetem kompani celularesh nuk ka qene kurre.
    te gjithe kontrollet e bera nga te gjithe institucionet me te rendesishme nxorren se radaret jane ne funksionim te plote dhe mirembajtja e tyre ka qene ne nivelin e duhur.
    edhe radari i fundit eshte bere nga kompania amerikane lockheed martin, e cila ka si partner shqiptar kompanine ideatel.
    te jini te qete se pasuria e tij mjafton per te blere qindra ha toke, aq me teper me cmimet qe kane tokat ne vendin tone.
    sulmet qe i bejne pd dhe lsi idlir karkinit, nuk arrijne ta demtojne ate.
    sa per tokat e spillese nuk mund te flas sepse nuk e njoh kete ceshtje.
    por do behet gjyqi dhe do merret nje vendim, i cili shpall edhe fajesine, ose pafajesine.
    te presim…por edhe gjyqi nuk ia merr dot pasurine idlir karkinit…per kete nuk ka asnje dyshim.

  2. Karkini rezulton nip i Fatos Klosit nuk eshte e rastesishme futja ne pseudobisnesin e radareve. Ishte nje tangjente per dike tjeter. Ministrja?, Klosi? apo edhe me lart?

    1. kjo qe thu ti nuk ka lidhje fare me pall kari ku e gjete nip te fatos klosit o loqe kur nuk i njef njerzit pse komenton kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *