• |
ide | kryesore

Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës në lidhje me plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.

Në letrën që Presidenti i dërgoi Bushatit kërkohej që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator. Përsa i përket metodologjisë, Meta kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.

Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, – deklaroi pak ditë më parë kreu i shtetit.

Lajmin se ministri Bushati i është përgjigjur kërkesave të Metës është konfirmuar edhe nga burime nga Presidenca. Sipas këtyre burimeve letra e MEPJ e plotësuar ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *