Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ekzekutimit të biznesmenit Memli Begalla në ish-bllok. Denis Demiri është emri i personit që ka ekzekutuar Begallën. Ndërkohë, gjatë deklaratës për mediat, drejtori i policisë së Tiranës është shprehur se bashkë me të është ndaluar edhe Ardian Serezi, 49 vjeç, si person i përfshirë në krim.
Demiri është arrestuar mëngjesi ne sotëm gjatë një operacioni të koduar ‘Triss’. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.
Polici dhe prokurori leshi…. Nuk i lejne cunat rehat ne pune te tyre po shkojne e i arrestojne.
Kish lezet ne kohe te berishes o vlla. Beje krime e ste kapte njeri e shifje punen tate…
He mo Ari fol, se lane nam keta policet dhe prokuroret e sotem…
Ne kohen e Berishes nuk kishte as tritol dhe as vrasje…rilindja i rilindi vrasesit
Bravo Policise.
Nuk kisha shum besim se do mund te kapeshin keta vrases.. por tani po me mbushet mendja se kur keta te policise duan…… e bejne.