• |
ide | kryesore

Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

1, 2, Ide

Më në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk e prisnim, nga Fevziu.

U desh vetëm 1 emision për të nxjerrë nga binarët e për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj. Ai na doli përballë  me arrogancë, me mungesë argumentash, me kundërthënie me gjërat që thoshte po vetë brenda atij emisioni, dhe me bindjen e njeriut që nuk ka më kush t’i dalë përpara e mund të bëjë atë që do vetë, dmth atë që duan padronët e tij. Makiazhi mediatik për të cilin kujdeset një grup i madh njerëzish (që paguhen me paratë tona) u shpërla nga vetë aktori dhe showmeni i madh i Bashkisë.

Më në fund, të gjithë, edhe ata që e thërrasin “Lali”  patën mundësi të shohin fytyrën e dytë të tij, atë që është pamja e tij e vërtetë, atë të Përbindëshit. Mbi 25 herë përdori në këtë emision Kryetari i Bashkisë fjalën “histeri” për të etiketuar të tjerët. Fjala “histeri” është një fjalë shumë e rëndë dhe me një ngarkesë të madhe negative. Ajo përshkruan një kondicion shëndetësor tejet të rëndë që dhe mjekët e përdorin me shumë kursim. Veliaj e përdori atë për këdo, deri edhe për një vajzë të ftuar në emision. Për një njeri të dalë nga shkollat e debatit të Shoqërisë së Hapur, ky ishte shembulli ironik i njeriut që jo vetëm nuk pranon debat por e mbyt atë, që jo vetëm nuk është i hapur por ka zhdukur çdo element lirie nga mediat duke e blerë atë. Në një vend normal, ky njeri do ishte masakruar nga opinioni publik e nga mediat. Por, arsyeja pse Veliaj sillet ashtu është se beson që ne jemi dele, dhe ne atë dhunë verbale meritojmë dhe preferojmë. Por, le të rrimë tek 2 fytyrat e Veliajt.

Përbindëshi që ha Lalin

Më në fund, Veliaj u rikthye publikisht tek vetvetja.

Ne pamë që Përbindëshi nuk e ka problem të shkelë premtimet e Lalit. Lali për të marrë votat na tha që Tirana nuk mund të ketë më ndërtime në qendër e duhet të zgjerohet në periferi, ndërsa Përbindëshi ka vendosur që miqtë e tij të ndërtojnë ekskluzivisht në qendër. Lali del me fëmijë duke luajtur tek lodrat ndërsa Përbindëshi lodrat te rruga e Elbasanit ua dha miqve të vet të bëjnë pallat; Lali del foto me romë të vegjël hopa, ndërsa Përbindëshi i përzë, i zhduk e u prish kasollet që miqtë të ndërtojnë kullat; Lali përqafon plakat në foto, ndërsa Përbindëshi njerëzve më të varfër të qytetit ua merr dhe atë qindlekëshin e gjakut duke ua bërë biletën 40L që miqtë e tij të kenë sa më shumë fitime; Lali qahet se nuk po e lënë të punojë, ndërsa Përbindëshi po jep gjithçka me konçension, pra që të paguajë miqtë që të bëjnë punënt që duhej të bënte Bashkia; Lali nuk mungon të inaugurojë edhe 100 metra korsi biçikletash (ku shumica janë korsi ekzistuese, thjesht ndërrojnë pllakat me beton) ndërsa Përbindëshi ka mbingarkuar trafikun përmes përqendrimit të ndërtimeve në qendër duke u futur kancerin në fyt çiklistëve; Lali qahet për shëndetin e aktorëve të Teatrit Kombëtar, ndërsa Përbindëshi do ta shembë Teatrin që t’ua japë padronëve të bëjnë kulla; Lali del në foto me artistë duke mbjellë shkurre, ndërsa Përbindëshi detyron të tërë aktorët e Teatrit të Bashkisë të dalin për poza propagande;  Lali ankohet që nuk ka lekë për Teatër, ndërsa Përbindëshi jep leje për zënie trotuaresh kudo, mjafton që të derdhin para në arkën e Bashkisë.

Lali ishte ai që donte të vinte në pushtet. Përbindëshi është ky që i ka të tëra në dorë. Kjo u pa qartë brenda një emisioni të vetëm. Ne pamë që njeriu që vilën ia ka bërë me kursime e shoqja e dasmën ia bën po me kursime mamaja akuzon njeriun që ka punuar dhe ka blerë tokë e apartament me djersën e vet. Ne pamë që biznesmenët e tij që po ndërtojnë kullat qenkan “të mirët” ndërsa biznesmenët që kanë blerë toka në periferi qenkan “të këqinjtë”.

Ne aty mësuam që z. Veliaj i zgjedh vetë njerëzit që deri dhe Fevziu i vë përpara në emision. Ne aty pamë që Kryetari i Bashkisë mund të shpifë si pa gjë të keq dhe nuk pranon të përballet me atë që akuzon. Ne aty mësuam që ekologjisti që do mbjellë 2 milion pemë akuzon se nuk ka tokë as për Teatër dhe se tokat e periferisë i ka marrë të tëra Bojaxhiu. Po ku do t’i mbjellë ato 2 milion pemët? Apo në tokën e Bojaxhiut?

Ne pamë se Kryetari i Bashkisë do t’u heqë mundësinë qytetarëve të lëshojnë apartamente për zyra që këtë monopol ta kenë miqtë e tij që po ngrenë kullat. Ne pamë… ne pamë shumë gjëra brenda një emisioni të vetëm. Monstruoziteti i Kryetarit të Bashkisë nuk ka fund. Le të vijmë te fundi.

Fundi

Ky është fundi i Tiranës. Me 170 kullat që po ngrihen në qendër, Tirana që ne njohim po merr fund. Në vend të saj do ketë vetëm trafik, vetëm beton, vetëm kulla, vetëm makina, vetëm smog dhe një grup njerëzish që do bëhen edhe më të pasur. Ata vetë jetojnë në Rolling Hills, por kullat janë për ju.

Gjithçka po ndodh sepse z. Veliaj beson që ju jeni dele dhe votat tuaja i ka në xhep çfarëdo që të bëjë. Dalja e Përbindëshit live në TV ishte shenjë e kësaj arrogance e sigurie, përpos dhe një nevojë për t’i treguar Lochness-it të Bulevardit se ai e meriton të jetë 2-shi, se ai mund të jetë po aq arrogant e mostruoz sa vetë Lochness-i. Një mini-Lochness.

Ky, siç e thashë, është fundi i Tiranës. Edhe pa këto kulla, është një nga qytetet më të ndotura në Europë.

Ky, është gjithashtu dhe fundi i z. Veliaj. Ai vërtet është i ri, kjo do të thotë që nuk do e ketë luksin të vdesë si Berisha apo dhe si Rama, i pandëshkuar. Ai do jetë gjallë kur qoftë dhe pas 20 vitesh një ndërgjegje shoqërore do të ngrihet dhe gishtat e akuzës do ti ketë në sy. Mjafton të kujtojmë fundin e Crax-it, një socialist e ish-Kryeministër , një socialist  e ish-Kryeministër italian që vdiq në mërgim e i kërkuar për burg.

©Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x6fbacr

55 Comments

    1. Koloreto te lumte pena ! Na ke munguar !
      Gjynah qe ky popull ushqehet me marshtrimet e Veliajt kur ka çuna si ty !

    2. Pordh me rigon .E dini shprehjen ,qentë le te lehin …….
      Beni gam gam si gore beni se ne pushtet mbas 10 vjetesh mund te vini.Andi motren mire e ke .Po bilen e vogel …

  1. Kolo , sakte fare cfare shkruan e thua. Perbindshi dhe Lali ja kane dale te bashkejetojne e mashtrojne kete milet sepse Perbindshi eshte kujdesur qe duke e fikur perbindshem gojen e medias, te te gjithe medias , publiku te shohe vetem Lalin . Ate Lalin e sheqerosur e te yndyrosur qe nuk sprapset para asgjeje . Ate Lalin qe merr ne preher e ne duar cdo femije dhe nuk nguron as ti perdore perbindshem e askush nuk flet e denoncon per kete. As prinder, as shoqeri civile, as opozite. Ate lalin qe ka ngritur nje makineri propagande me mentor e model Mero Bazen e qe kurre nuk u be e qarte si i paguan ata perbindshat e vegjel qe i sherbejne ne ato skutat e bashkise. Ky perbindesh qe i ka rene per hise ketij vendi , mbeshtetet sot mediatikisht nga e gjithe media e kete shkrim brilant tendin, do ta lexojne vetem lexuesit e lapsit. Mos u cudit te te bjere telefoni, te filloje presioni e me pas hakmarrja. Ja – kurre nuk e kisha menduar qe do me dukej Sali Berisha yll para ketyre. Keta qe ekonomikisht e falimentuan kete vend, keta qe po e zbrazin kete vend, keta qe e mbyten ne menyre finale fjalen e lire- Keta hajdute me pordhe paskeshin qene realisht ata qe na e thane e nuk e besuam per cfare e kishin fjalen : “ Nuk keni pare gje akoma” . Zoti i shperblefte dhe sidomos ndergjegja. Se nga ky popull pergjysem , nuk pres gje.

  2. Lali Eri faktoi sjelljen me disa fytyra te pseudoambientalisteve , pseudoantikullisteve ,pseudo analisteve te pseudopavarur .Derisa I keni nisur sulmet elektorale 18 muaj perpara fushates ,lali eri qenka shume perpara ne sondazhe.

          1. O emu ,o tpalloft struci ,se jeni zogj t ngjashem , or qen pleh.

  3. Pse te vjen Cudi pse ndodh keshtu more zoteri ! Ne nje shoqeri thellesisht te inkriminuar dhe katunare,ndodh se i pare i kryeqytetit zgjidhet nje maskara,debil,pervers,fallc dhe i neveritshem,e duke e njohur Te gjithe per Te Tille.Ti thu i trajton njerezit si dele,, Jo I trajton si breshkat dhe e mreitojne.

  4. Ishalla grate ….lali ju tironcve qe e votut, si dhe ju katunarve te tirones! Me shendet ta keni edhe ca vjet!

    1. Ti që të MYTI MERO LLUMI! NË çdo shkrim kundra Lali lekut ti me komentet e tua shan tironcit

      dhe katunarët që votuan Veliajn.
      Mbase u gënjyen nga propaganda
      e kuqe po ça kusuri kon të
      durojnë dhe të shamet e tua???
      Kaq inot ke me tironcit dhe
      katunarët??? Apo të kon… Gruan??? Shaj Veliaj jo votuesit!

  5. Analisti Shpetim Nazarko perpara disa vjetesh, ne nje emision televiziv ka thene: e djathta nuk ka se cfare t’i tregoje Tiranes gjate gjithe kesaj periudhe. Per kete aresye si nga brenda opozites,ashtu edhe nga media afer saj sulmohet cdo pune qe behet ne Tirane nga kundershtari. Eshte mjerim i madh te nxish gjithshka pa argumenta.

    1. Po cfare analisti eshte Shpetim Nazarko?! Ay eshte nje injorant klasik. Nje megalloman e fshatar I pandreqshem.

  6. Vec te tjerave,eshte skajshmerisht fallc ky E V,l’ère krejt po ska as nje fije facade,eshte krejt transparent ne falsitetin e tij,si celefoni.Pa le edhe kur shtiret seriozisht sa i neveritshem bohet.

  7. Eshte neveri e shpallur tanime Veliaj . Nuk kam degjuar as neper taksi., as neper dyqane, asneper katunde e lagje e as ne vende te tjera publike, as edhe nje njeri te vetem qe te mos i jete shpifur Lali Eri. I ka dale kallaji i hipokrizise , i peshtirosjes . I retorikes boshe . Kjo monster qe i ka bere e i ben te tera kur vjen puna per pushtet e para. ky Uriahip i rrezikshem. Nje genjeshtar 3 leksh. Nuk ka bere anje pune ne jete. Vetem ka lepire ata qe i jepnin lek, ka q…e ato qe i hapnin dyert e medias, e ka prostituar me nderkombetare. Keto jane profesionet e tij. Ne ministri te mireqenies ngriti drejtori projektesh kulturore per te zhvatur me mjaftistet hajdute dhe zhvati sa mundi. Tani qe i ka rene bashkia ne dore e di mire ai se si e sa duhet rrjepur, e si e kujt i duhet futur. Ka rritur talsat a thua jetojme ne gjermani . Ne nnje qytt qe te mbyt plehu, smogu e varferia. Ne nje qytet qe te mbyt papunesia. Ne nje qytet ku ikin dritat e uji e ku sherbimi urban eshte si ne bagdad . Ne kete qytet ky sharlatan, ngre taksa e ngre kulla.

  8. Mallkuar vota qe te dhashe more Veliaj.Na ke vene taksa pa fund.Edhe dy do te na i shtosh ne pril ,ne maj takse per termetet,ne qershor per rrufete,ne korrik per zjarrin ne gusht per eren dhe pensioni te ngelte ne fyt o perbindesh.Ti je rritur ne mjrim ktheje koken pas se mund te jesh prspe ashtu.Rrugac politik.

  9. Epo kështu është kur Tironen tonë të dashur por të shkretë e qeveris një Mistrec Berati që përdor për populizem dialektin dhe shprehjet tironce. Këtë lloj tipi tironcit e vjetër do ta quanin :DELENXHI! Dhe ky lloj delenxhiu po gllabëron tokat e Tirones e po ngul gozhdë betoni në zemër të saj! Ka ardh dita për reagim!

  10. Heshtni te gjithe,ju qe jeni bere pishman dhe ju qe shani sot.Po Erion Velia Nuk u be u Tille sot mor mjerana.Nuk duhet te jesh as psikologi as largpames qe Te njohesh Erion Veline.10 sekonda vemendje surratit Te tij,dhe i ke bere radiografi deri ne palce e truc.Erion Velia eshte lapidar i falsitetit dhe pas falsitetit harbohen katunaret.Zotnite e shperfillin te shtirunin.

  11. Erion Veliaj…deklaroi se Teatri i ri Kombetar,do kushtoje mbi 30 milion dollare dhe …do negocioje me ndertuesin X …qe ti jape parkimin pas teatrit dhe ndertuesi te ndertoje Teatrin Kombetar falas.Po…njeriu edhe enderon,edhe genjen,po deri ne kete mase eshte e pamundur.Nese Kryetari i Bashkise nuk ka bere aritmetike ne fillore ,nuk ja ka njeri fajin,sepse sikur edhe 100 kate te jete kulla qe do ndertohet,nuk mund te dale fitimi plus 30 milione dollare per ndertimin e Teatrit Kombetar.Genjen robi…edhe per projektin qe nuk e ka por per te mbuluar Mirelen na i nxjer si te gatshem kur….ja tregon edhe Robert Ndrenikes si dicka te perfunduar …po kur e morri kete projekt,kur e beri konkursin,kur e nxori fituesin.Dhe mjeshtri Ndrenika….i cili nuk i di keto rregulla,e hengri si projekt fitues,e pelqeu dhe i beri thirje edhe artisteve qe ta shikonin dhe te jepnin mendimet e tyre.Komedia vazhdon… sa keq qe nuk ka ne organike artiste te komedise ne Tirane,se do kishte nje vend te sigurte per te zevendesuar Skender Sallakun.

  12. Te votosh Erion Véline pare Halim Kosoves eshte katastrofe e katunarizmes pour katunarizma e ka mbulu vendin.

  13. Koloreto, ne keteshkrim je i ceket si komentator per nje fakt te thjeshte. Ti nuk e ke pare emisionin e Fevziut por ke lexuar Albana Vokshin.
    Nuk jane 170 kulla por 168 leje ndertimi gjithsej nga te cilat vetem me pak se 80 jane per ndertime banesa shumekateshe.
    Mbi kete baze, pra mbi kete genjeshter, u ngrit emisioni dhe u vertetua qe Ornela Liperi e Monitorit te Union Grupit, prone e vellezerve Leka, Niko dhe Edmon Leka, po shantazhonte kryetarin e bashkise se Tiranes.
    Shantazhi apo gjobevenia e gazetareve ne Shqiperi eshte shume e perhapur dhe nje mjet shume i perdorur nga Ornela Liperi e Monitorit te Union Grupit.
    Mesa di une Niko Leka e ka thirrur Ornelen dhe e ka bere qepaze pikerisht per sjelljet e saj ne ate emision e ka shume gjasa qe te kete zhvillime te Monitori. Po ta shikosh emisionin , do e gjesh me vend perdorimin e fjales histerike por edhe me shume se kaq.
    Vellezerit Leka, punedhenes te Ornela Liperit, nuk e duan vemendjen e opinionit sepse kane telashe ne banken ku jane aksionere ( dhe jo vetem ata ) si dhe ne grupin qe kane ngritur per te administruar pronesine mbi dhjetra biznese fantazme qe kane ngritur per te bere lavazh parash te pista.
    Jane derguar informacione te detajuara per firmat e Union Grup ( te identifikuara tashme ), qe financon Media Unionin, e cila boton Monitorin ku Ornela eshte punemarrese si kryeredaktore, ne kompanine Egmont Group sinje lider boteror qe heton pastrimin e parave.
    E keni gjykimin shume siperfaqsor kur komentoni ne shkrime te tilla dhe do cuditeni nga faktet qe do dalin se shpejti megjithese.
    Erioni nuk mund te mundet ne debat me gazetare sharlatane, por duke e mberthyer me te verteta te forta dhe te pakontestueshme.

    1. Ju te zyres se shplarjes se trurit ne bashki e keni strategji kete historine e sulmeve personale me emra e ngjarje. Ja u ka mesuar Mero kete stilin e shpifjeve dhe lincimin personal. Ju ditkeni gjithcka per pronaret e liperit. Dini edhe qe e kane thirur ornelen ne zyre. Dini edhe qe ata lajne para dhe qe kane probleme me banken. Ju jeni zhytur deri ne qaf ne llumin tuaj te hajduterise e paaftesise dhe nga aty ku jeni , nuk keni se cfare humbni, vetem te shpifni dhe te prisni fundin. Gjithnje e me e veshtire do jete per ju. Karma is there .

      1. Kush eshte sulm personal ? E dine te gjithe rrethet bankare qe Union Bank pastron para sepse eshte gjobitur per kete pune. Keto para financojne Ornela Liperin.

        1. Ah, gazetarja paguhet per punen e shkelqyer qe ben si gazetare. Nuk financohet. Punon e merr nje rroge. Financohen komentatoret propagandues te bashkise si ty. Ata financohen dhe sdihet nga cili xhep korrupsioni paguhen. Financohet Mero Baze qe nepermjet zv min te arsimit , Maznikut , mori 50 mije pound per masterin ne angli te te birit. skandal. Financohet nga leket e taksave tona pra nga bashkia juaj, Ardit Gjebrea. 80 mije euro per nje festival tallava privat. Nese po me thua qe e dine te gjithe qe union bank lan para dhe union bank qendron hapur , atehere ku eshte shteti i rilindasve??? Shteti paska rene. Dhe Flet ti ( se ti je bashkia) qe nen presionin e larjes se parave te mariuanes , po jep leje ndertimi per 15 kulla !!! E di fare mire qe me asnje llogjike biznesi e investimi nuk ndodh kjo. Ato para qe bene me drogen duhen shplare me lejet e ndertimit te Lalit. Dhe ky eshte kurthi final i Edi Ranes per Erion Veline. Beni kujdes ne mire.

          1. E di Niko Leka qe komentoni per bizneset e tij ketu te Lapsi?

        2. Me fal, po je duke folur per Tiranen apo per pastrimin e Parave…Per kete te fundit jeni nr1..e kane parasysh te gjithe cfare keni bere keto 5 vite..Tani po shqyeni Tiranen nga themelet…Lere Mond Leken, se i keni instrumentet te gjitha per ta ndaluar..por mesa duket nuk keni fakte dhe apo jeni te paafte ti gjeni…Lerini llafet dhe perqendrohuni tek ndytesite qe po beni ne Tirane…iku koha e demostrimeve ne bulevard per te terhequr vemendjen…

          1. Jemi duke fol qe nuk mund te flase per Tiranen dikush qe sponsorizohet nga para te ricikluara.

    2. I nderuar lexues, Komenti i mësipërm, është pjesë e një fushate presioni, dezinformimi e përbaltje që ndërmerret nga pushkatarë të paguar të pushtetit, të prekur nga ballafaqimi me të vërtetën gjatë një emisioni televiziv, pjesë e së cilit ishte edhe kryeredaktorja e Revistës Monitor znj. Ornela Liperi, ndaj kompanive e individëve të përfshirë në aktivitetin e biznesit të Union Grup apo kompanive të tjera të lidhura me të (Union Grup është kompania mëmë e Media Union, botuese e revistës Monitor).

      Gazetarët dhe stafi më i gjerë i revistës janë të vendosur që pavarësisht këtij presioni të hapur, të qëndrojnë në pozitat e tyre objektive për të informuar sa më drejtë publikun, ashtu siç edhe e kemi shprehur qartë qëndrimin në editorialin e Revistës, si vijim i përballjes me përbaltjen që vjen nga pushteti.

      Në vijim, linku përkatës:
      http://www.monitor.al/editorial-te-lire-te-pavarur-e-profesionale-kjo-eshte-ajo-qe-kemi-qene-jemi-e-te-jemi/

  14. Ne njeren ane kemi nje skuth hajdut qe edhe punon dhe ne anen tjeter nje koqe bosh qe S’punon fare dhe hajdut.Gje a Gjeze,kush e gjen?

  15. Nje rruge ne Tirane I vune emrin A.Hoxha ,I dalluar per mirembajtjen e natyres ne Top channel.,veliu di me mire.Kur ishte Petulla e Pd I hoqen
    Emrin rruges”Masakra 4 shkurtit” dhe ja vune I Rugova,pot na doli qe me emrin I.Rrugova kishte nje rruge tjeter,atehere kastraveci P D that qe tha qe t’ja nderrojme edhe njehere.Asgje nuk kuptoj.

    1. Në ate trurin tënd të tredhur o Palle, Pallosh, Plazh apo P…dhë, të është fiksuar vetëm “masakra e 4 shkurtit” ndaj atentatorëve terroristë komunistë sllavo-shqiptarë.
      Ka mbi 70 vjet që e dëgjojmë këtë këngë të kukuvajkave enveristë.
      Po si nuk u kujtuat qoftë edhe një herë të vetme, që të përmendni emrat e 22 shqiptarëve, ajka e inteligjencës e patriotizmit shqiptar që regjimi kriminal enverist i pushkatoi natën fshehurazi në 14 shkurt të 1951-shit, vetëm se një sigurims i asaj kohe hodhi një shashkë në oborin e legatës se “vëllezërve sovjetikë” ?
      Nuk ka sesi ti kuptosh këto gjëra, ashtu si e pohon edhe vetë o trushpëlari Pallë,
      Të nuk ke tru të gjykosh, se ate ta kanë rrafshuar propogandat komuniste të dikurëshme e propogandat e neokomunistëve Rama e Veliaj me shokë.

  16. Nje rruge ne Tirane I vune emrin A.Hoxha ,I dalluar per mirembajtjen e natyres ne Top channel.,veliu di me mire.Kur ishte Petulla e Pd I hoqen
    Emrin rruges”Masakra 4 shkurtit” dhe ja vune I Rugova,pot na doli qe me emrin I.Rrugova kishte nje rruge tjeter,atehere kastraveci P D that qe tha qe t’ja nderrojme edhe njehere.Asgje nuk kuptoj.

  17. Bravo Lapsi.al dhe te gjithe komentuesve injorante qe shajne Erion Veline! Vetem pse ju e shani,si analfabete qe jeni,tregon se ky njeri eshte puntor dhe jo hajdut si Luli! Te perdorni kete gjuhe sharjesh eshte nje poshtersi dhe tregon se cfare njerez jeni!

    1. Or ti i Kristalit, nga Tepelena ben mire te rrish qete..se vendin edhe per disa muaj e ke te siguruar ne Bashki…tik tak!!!

    2. Avash mer ti me kete lepirje-bythe. Lere tjetrin te shprehet. Lali nuk di ti pergjigjet gazetareve. Politikan i zgjuar eshte ai qe sulmin e tjetrit e kthen ne mbrojtjen e vet

  18. Kur ta kuptoje populli jone ne shumice me zhvillim te vonshem mendor (kjo dallohet 50 vjet komunizem 30 vjet tranzicion etj.)ky monstra eshte bo disa here kryeminister disa here president kur ti vi koha per llogari do jet arratis ne kuben e tij te idealeve komuniste duke harxhu paret e deleve sac dha llogari nexhmija do japi ky bythqiri

  19. Dush i ftohtè nga Brukseli dhe Washingtoni  per mafiozat e Tiranes!Gazetat heshtin!Por shoqeria Shqiptare duhet te japin sinjalin, se eshte e gateshme per te hedhur ne kosh te plehut klasen politike , ashtu siç bejnè me nje mbeturinè te qelbur!
    Me mire e vdekur! Keshtu ka menduar Elvana Nanaj nga Tepelena,nene e tre femijeve te mitur, kur eshte vare ne litar per t’mos u kthyer e gjall ne Shqiperi!Pra njerezit vazhdojne te ikin ,dhe kur ju refuzohet azili preferojnè te vdesin ne Gjermani se sa te kthehen te gjall ne atdhe! Eshte kjo tragjedia e popullit Shqiptare sot , e krijuar nga kater kryemafiozat! Azil nuk ka ,se ne zyrtarisht nuk jemi ne diktature,as ne lufte. Sepse thuhet se “ diktatura komuniste u shemb”!Atehere pyetja vjen:Ku jane te shemburit? Ku jane te denuarit per krime mostruoze?!! Si eshte e mundur qe edhe sot njerezit ikun,po nga trashigimtaret e komunizmit?!
    ******Ironia e “fatit” qendron se nuk ka te denuar per krimet komuniste ,nuk ka as te “shembur”! “Shembja e diktatures “ eshte virtuale , eshte ajo qe na pelqen te besojmè , por faktet dhe realiteti flasin ndryshe!Sot jetojmè ne fallsitet sa here marrim frymè, si ne kohen e PPSH.Dihet se nuk ka diktatur me nje diktator ,ashtu si nuk ka kleptokraci me nje hajdut te vetem ,keto jane sisteme komplekse te sajuara nga njerezit me te poshter qe ka patur Shqiperia !
    Ne shohim se kriminelet e diktatures,bijet e tyre jane sot ne qeveri dhe parlament, kjo si rrjedhojè e”filozofisè” katavica .Pra ish komunistat kane pushtetin nga manipolimi i vullnetit te popullit ,dhe jane shume te pasur duke vjedhur .Shume “mire” e kane gjetur justifikimin per krimet e djeshme komuniste ;“ashtu ishte koha atehere”….. .Dhe deri sot po keta kane qeverisè nga skandali ne disfat me moton: Vjedh ,mashtro ,perçaj e sundo ,ekzakt si baballaret e tyre . Keta e kane bere Shqiperin toke te djegur ,por pushtuesit kriminel nuk po ndalen .Ata na kercenojnè qe te rrime urte! Te qepim gojen!Mos na ngaterroni punet se “po shkojmè ne Europè”,kete e thone bash spiunet e sigurimit ,njerezit me hajdut , njerez e hurit dhe te litarit, o bijet e tyre te degjeneruar qe duan te shpetojnè gjenè e vjedhur ,si baballaret e tyre! Keta kriminel po pretendojnè te poshtrojnè edhe rregullat e Europes! Por Juncker ju tha ; Avash, avash : Ku shkoni me droge,korrupsion, dhe drejtesi te degjeneruar.Ku shkoni me Balilin,Tahirin, Cakon, Ramen, Bashen ,Berishen,Meten,Xhafajne ,Ruçin,Llallen , Kryemadhin , te gjithe jane te korruptuar ,dhe per burg! Zoteri;Europa nuk eshte stallè derrash!
    Udheheqja komuniste dhe bijet e tyre kane ne gen kater disfata humane;urrejtjen , mashtrimin ,hajnin dhe dhunen,te cilat kane prodhuar falimentime tash 74 vjet. E kemi paguar me çmime te pergjakshme ,droge,korrupsion, dhune dhe varferi ekstreme ;por keta nuk terhiqen !
    Eshte momenti t’ju themi :Koha juaj ka marrè fund ,dorzohuni dhe pendohuni per te keqijat qe i keni bere popullit Shqiptare!
    ******Politika per 27 vjet ka vjedhur miliarda dollar,kane vjedhe toka ,pasuri shtetrore e private,pra ka skandale, ka te vdekur,te zhdukur ,te lenduar.Kane meshef krimet e komunizmit. Kane bere vila luksoze ,pallate , terrene ,llogari bankare jashte shtetit etj . Te gjitha dihen !Por deri sot nuk ka te denuar,as te sekuestruar . Ka vetem nje popull te shtypur , te masakruar nga verferia dhe frika !Por kujdes se maskarenjt duan ta perserisin historin. Dhe nen dore e kane justifikimin ; Ja tani mos u merzisni se po bejmè rreformen, por edhe kete e duan virtuale, ne leter!Pra duan te mashtrojnè perseri. Atehere ne nuk duhet te presim per te pyetur :Ok, po te korruptuarit politik, kriminelet, parat e vjedhura ku jane ?
    Ne duhet te ndalojmè shtetin kriminel!Sepse vertet kemi te bejme me nje shtet mafioz!
    ****** Ja provat : 1) Bie avioni i droges 16 km (Durres) nga ministria e brendeshme, ku ishte ndertuar pista klandestine per shtat palè qefe. Kapet piloti Italian , kapet avioni , kapen celularet me emera te rendesishem;Dhe asgje . Zero hetime ,zero denime, zero ligj.Kjo veper kriminale eshte “dhuratè” nga A. Llalla me prokuroret e çeshtjes.
    2) U koltivua gjithe territori i vendit me hashash ,aviona te tjere ranè rrugeve, eksporti i droges plasi nga toka, deti dhe qielli !Asnje arrestim te rendesishem,asnje hetim , asnje denim , asnje problem per qeverin mafioze Rama-Meta . Dhe perseri eshte A. Llalla dhe te tjere prokurore ,jane Nishani ,”opozita” qe kane tradhtuar kushtetuten.
    3) U manipoluan votimet, u denoncuan njerez per blerje votash ,u vrane njerez,zero hetime ,zero denime;”opozita “,pozita bashkèpunuan. Perseri Llalla eshte kunder ligjit dhe popullit Shqiptare!
    4) Kontrolli i shtetit deklaron se jane vjedhur 850 milion dollar per nje vit nga qeverisja Rama-Meta; askush nuk i kapi per fyti Edi Ramen dhe Ilir Meten! Ndersa Basha mori 13.5 milion euro si shperblim! A.Llalla ka hesht sepse sigurisht ka mbush xhepat me euro,ka edhe bashkèshorten te implikuar ! Ndersa Berisha sulmon ambasadoret Vlahutin dhe Lu! Thoni pastaj se kjo nuk eshte nje mafie politike ne degjenerim total, dhe po keta pretendojnè te shkojne ne Europè per te qelbur edhe Brukselin?!
    5) Balili, zyrtar i larte shtetrore (LSI),por trafikanti me i madh i droges ne Ballkan, duhej te arrestohej ne moment nga patrulla me e afert, sepse kishte nje flete- arresti nga interpol!çfare beri partia mafioze e Edi Rames ,e la te lire qellimisht . Sot, po te hetohet seriozisht, te gjithe jane brenda; Xhafaj-Tahiri -Rama-Manjani-Meta-Llalla-Cako. Por zero hetime nga prokuroria ,zero hetime nga parlamenti mafioz, zero arrestime.Pra kemi shtet mafioz, me kryeprokuror mafioz me kuptimin e vertet te fjales! Llalla ,prokuroret e kopetences territoriale ,policia, interpoli, Rama, ministrat,Cako, duhen te hetohen sot ,jo neser per kete superskandal!!
    6) Tahir Droga ,duhet te ishte ne burg sepse doli hapur se kreret e policise koltivonin droge ,dhe ministri bashkèpunonte personalisht me bandat kriminale . Zagani, dhe koleget e tije jane nje prove ! Perse Llalla dhe krimet e renda nuk hetuan?! Por u vune ne “levizje” kur plasi ne Itali!A nuk jane Llalla dhe te tjeret , mashtrues te korruptuar qe jane tallur me ligjet e shtetit dhe kushtetuten?!
    7) Droge masive :Rraportet SHISH kishte njoftuar te gjithe derrat e shtetit, perfshirè Edi Ramen dhe “opoziten”!Por ata hengren parate e droges dhe heshten .Sot Tahiri feston me shampanje neper lokale; Ndersa ne i paguajmè rrogen e majme nje krimineli deputet qe ka helmuar Shqiperin dhe gjithe Europen! Provat ; vetem qorrat dhe maskarenjt nuk i shohin!
    8) Hetuesi kriminel Fatmir Xhafaj nuk arrestojè drejtorat e policise te lidhur me trafikun e droges, Tahiri-Rama. Por ç’fare beri ky mjeshter i mashtrimit, pasi i la te lire te arratisen, beri denoncim ne prokurori “per konspiracion te sekretit hetimor”, praktikè e njohur ;Quhet faji kopil ! !Ndersa Xhafaj ka ndermarè nje fushatè propogande(virtuale) ,dhe po na tregon se sa banda kriminale ka vendi !Ne vend qe ti arrestojnè,ai po i paralajmron qe te paguajnè dhe te ikun!! Shikoni se jemi berè turpi i botes me keta banditè ne qeveri, dhe Ne pretendojmè qe F.Xhafaj vellai i Agronit te kokaines, i denuar ne Itali , do te luftojnè krimin !Pra hajdutit i themi kape hajdutin ,shokun e Tije te jetes! Turp shekollor; ky eshte nje turp shume i madhe !
    9)Politika e qelbur eshte ofenduar nga faktet ?! Çdo kush mundet te pyesin : A eshte i ofenduar dhe i masakruar populli shqiptare nga politika e tyre mafioze, qe as pushtuesi nuk do ta kishte bere ?!
    Provat jane sheshit!
    ******Prokurorè te Republikes ;Perse nuk arrestohet sot ; Adriatik Llalla , Saimir Tahiri , Ilir Beqja,etj?! Populli shqiptare po shikon me pa durim nga ju!Kjo nuk eshte lutje ! Ju jeni te obliguar me ligje te zbatoni kushtetuten e Shqiperise, ne te kunderten po e tradhtoni si Adriatik Llalla!!
    Arrestoni: Saimir Tahirin ,Adriatik Llallen,Ilir Beqja ,etj ; dhe sekustroni pasurin ketyre maskarenjeve!
    Qe neser te pergatisim kushtet per te sekuestruar pasurin, dhe arrestuar Ruçin ,Xhafaj, Veliaj,Berisha, Rama,Basha,Meta,Kryemadhi,Nano,etj !Kjo eshte detyre kombetare, per tu çliruar nga pushtuesit kriminel!
    ******Sepse jemi ngopè me tipa si Gramoz Ruçi, nje tjeter bandit i vjeter i komunizmit qe po vendose sot per fatin e shqiptareve. Kur ky person duhej te ishte ne burg qe me vrasjet e Shkodres, por fale kleptokracise eshte bere numer dy i shtetit “demokratik”. Mendojeni mire ku jemi, emagjinoni ju per nje çast nje ish minister nazist,qe pas luftes se dyte boterore do te behej kryetare parlamentit ne Gjermani. Dhe nje oficer i gestapos, minister i brendeshem !! Amerikanet ,ish ministrat nazist i paten var ne litar!Ndersa ne i kemi ne krye te shtetit me keto rrezultate skandaloze! Vertet mendoni se mundemi te shkojmè ne Europè me keta bandita?
    Sepse komunisti i vjeter Ruçi nuk po rrin duar kryq ,ne bashkèpunim me sekretarin e kuvendit ka mbushur organet e drejtesisè me “telefona” ,“radio trasmetuese”,”antena” , sherbetoret e PPSH ! Ruçi eshte aty per te berè lojen e sigurimit te shtetit kunder drejtesise dhe lirise se popullit Shqiptare, dhe e gjithe kjo manover e ka nje “udheheqes” ,Edi Rama ; qe per nga poshtersirat , ligesia shpirterore,intriga dhe urrejtja qe ka ndaj shqiptareve eshte trashigimtari i Enverit Hoxhes!
    Ne anen tjeter jane ata te kolones se pestè , ish-komunistat te pa turp .Eshte PD qe pret rradhen e korrupsionit. Ne PD, vjedhja eshte buka e perditeshme, rrena eshte fryma,prostitucioni eshte defrimi, droga eshte fuqia!
    ******Rreforma ne drejtesi ? Nuk deshirojme apsulutisht te themi neser ku jane politikanet e denuar per vjedhje e korrupsion? Ku jane trafikantet e droges? Ku jane pronat , dhe miliardat e vjedhura ? Ku jane ideatoret e demodiktatures, Rama-Basha-Nano-Berisha-Ruçi-Meta-Xhafaj – Bushati-Kryemadhi?
    Shikoni mire se te gjithe keta persona si me siper qe na komandojnè me dore te hekurt duke vjedhur, jane komunista o klysh komunistash te korruptuar! Dhe nuk po mendojnè dy here qe t’ja bejnè gropen shqiperise perseri.
    Sepse Edi Rama-Basha-Meta-Berisha & kompani po punojnè per te ruajtur vjedhjet ,po japin pasaporta, po shesin detin , Camerin e çdo gje. Duan te ruajnè pushtetin !Dhe neser ta kalojnè nga femijet e femijeve.Zoteri,po jetojmè perjudhen e degjenerimit shteterore; oklokracia u praktikua 27 vjet me pare, ku pushteti kaloi nga te poshterit tek maskarenjt . Sot po punohet qe neser te kemi rreformen e drejtesisè pa te denuara per korrupsion e vrasje, pa konfiskime te pasurisè se vjedhur! Kete goditje te dytè, dhe fatale per Shqiperine duhet ta ndalojmè te bashkuar me SHBA dhe Europen ! Njerezit duhen te bashkohen per te rrezuar diktaturen e trashigimtareve te komunizmit!
    Demokracia dhe liria e vertet kalojnè nga kjo rrugè e guximshme! Rruga tjeter eshte si demokraci e “dhuruar”nga falimentimi i Ramiz Alise, ne bashkèpunim me Sali Berishen ,Fatos Nanon,dhe Edi Ramen ; eshte demokraci fallso dhe torturuese qe na çon ne Kine ,Turqi dhe Rusi! Shqiperia behet per te gjithe ,por behet me bashkimin e te gjithe Shqiptareve, drejt normalitetit Europian, mireqenjes dhe lumturise!!

  20. Dush i ftohtè nga Brukseli dhe Washingtoni  per mafiozat e Tiranes!Gazetat heshtin!Por shoqeria Shqiptare duhet te japin sinjalin, se eshte e gateshme per te hedhur ne kosh te plehut klasen politike , ashtu siç bejnè me nje mbeturinè te qelbur!

  21. Epo kjo rrjedhoje e nje njeriu-kukull i cili deri tani ka bere cfare i ka thene krijuesi. Kur merr pushim krijuesi ky na del ne tv me nje arrogance te papare.
    Ne si ky moment kemi pare e do shohim derisa te zgjedhurit ne poste ta blejne voten. Persa kohe ky fenomen ekziston, nuk ke cfare ti kerkosh llogari. Ai ta mbyll gojen, ben arrogantin, te ofendon, percmon.
    Ky eshte njeri fasade. Me flet si tirons i vjeter, faktikisht eshte edukuar jashte edhe tru-lare nga amerikanet. Te cilet duan kukullen e vet qe te uzurpojne popujt ne mbare boten.
    Persa kohe opozita nuk ekziston, persa kohe varferia nuk ka fuqi te ngreje zerin, persa kohe nderi vota blihen me leke, persa kohe drejtesia nuk funksionon njesoj, persa kohe Sali Berisha edhe Edi Rama jane ne krye, Shqiperia nuk mund te behet.
    Nuk duan njerezit te behet se po ka rregull ka dajak. Kur ka dajak ka frike. Frika ru vreshtin. Vreshti i paprek jep fruta.

    Lali Eri duhet ne rradhe te pare mos beje arrogantin, se fundja fundit ata gazetare jane. Do te ekspozojne pikat e dobta.

    Edhe e fundit Lali. Pse ke zyre shtypi me video kamera? Zyra e shtypit jep lajme edhe pergjigje. Ti nuk lejon gazetare te pyesin. Ky do jete fundi yt. Do me bo Ramen, por faktikisht je si Saliu.

    Edhe fiqte i ke shit sa per pordhe se lek ke pas. Pse nuk thua cfare ndodhte ne party-it e MJAFT-it? Ku i gjeje leket qe ahkoje me helikopter ne Jale?

    Quhem Altin Tarelli jetoj ne Londer kam ikur qe ne 98. Ju shikoj nate per nate ne tv.

  22. Ne pjesen me te madhe Koloreto ka shume te drejte pa thene ne te gjithe shkrimin. Lexoj se thone se nuk do beje 170 po me pak kulla. Po dhe sikur 5 te jene ne qender me tallet ky halabak, ky pervers, ky mortje. Kujt ia shet ato pemet ne kodra ky?! Pse duhet te shkoj ne farke te thith ajer o plerhe o tu shofte rraca. Ku te mallkojme ty?! Ti je personifikimi i ekzistences malinje ne shoqerine shqiptare. Personifikimi i asaj pjese qe mund te ngjitet si kermilli vetem me lepirje. Shikoj komentues jo Tirona kshu jo ashtu.
    Kam nje mesazh per te gjithe autoktonasit. Mallku qofshi perjete po e votut ket pusht njeri. Sme intereson fare ne votoni majtas. Votoni per PS, LSI apo edhe partine komuniste po deshet. Vetem per kete mortje mos votoni.

  23. Kujtese per ndonje qe vuan nga skleroza –
    “…Miq, ka ndodhur nje krim i tmerrshem! Bandite te pushtetit Berishes kane rrembyer dhe i kane abortuar foshnjen Griaseldes, gruas se Artur Roshit te Kavajes. Kush vjedh vota, vjedh dhe foshnja…”
    Jane fjale te atij qe e therrasin “Lali Eri”, te thena brenda e jashte Shqiperise!
    Kur Griselda nuk ishte fare shtatzene, por si i thone nje shprehje te vjeter “Ben dhe priftin me barre”!
    Eshte vetem nje nga “xhevahiret” e shumta qe ky “Lali” ka leshuar, qe stis shtatzani per te tjeret, por nuk ben dot Ajolen shtatzene.

  24. Te tere gjykojne ktu me fjale te shkruara, se per ndonje veprim te hame m*tin ne! Llafet i kemi…Vetem ato na kane mbetur ne shqiptareve… por cfare llafesh…Mjafon te lexosh vetem komentet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *