• |
ide | kryesore

Megan Fox:Më trajtojnë si leckë në xhirime, nuk u intereson a ke vdekur

Paparazzi, Slider



Kohët e fundit duket se të qenit pjesë e kësaj industrie është një ferr i vërtetë. Këtë e vërtetojnë jo vetëm valët e akuzimeve seksuale kundrejt producentëve dhe personazheve të ndryshëm, por edhe pasiguria në punë. Megan Fox së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka treguar anën e errët të tij dhe se asgjë nuk është aq mahnitëse sa duket. Aktorja e famshme e “Transformers” ka treguar se në Hollywood nuk ka moral dhe as siguri.

Përtej fasadës së bukur të Hollywood të drejtat e individit nuk ekzistojnë. Një aktor është i detyruar të bëjë punën e tij, nuk ka rëndësi aftësia, siguria apo mirëqënia fizike e mendore, nëse je përzgjedhur për ta bërë atë punë, duhet ta çosh deri në fund.“Për sa kohë i mbijetoni xhirimeve ata kanë marrë prej jush atë që kërkonin, edhe nëse vdisni pas kësaj askujt nuk i bëhet vonë. Nëse dëmtoheni gjatë punës askush nuk do t’ju vijë në ndihmë pasi ne jemi në fund të listës për nga rëndësia” -është shprehur Megan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *