• |
ide | kryesore

Prokurori italian i Antimafias: Mafia shqiptare në krye të trafikut të drogës në Itali

Lajme, Të fundit



Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho ka takuar ditën e sotme kryeprokuroren e përkohshme Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, pas takimeve ai ka folur për grupet kriminale shqiptare.

Sipas tij, ato janë kthyer tashmë në një problem edhe në Itali, pasi kanë arritur të shtrihen gjerësisht dhe të krijojnë lidhje të ngushta me grupet mafioze më të rrezikshme.

Mafia shqiptare ka aftësi të bashkëpunojë me mafien tonë, kontrollojnë trafikun e drogërave të lehta, por edhe të armëve, së fundmi edhe të kokainës. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë të shumta në numër. Ndërsa fillimisht aktivitetin e kanë pasur të përqendruar në zonat bregdetare, tashmë janë përhapur edhe në Italinë Qendrore, por edhe në Veri. Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të krijojnë aleanca me krimin tek ne, ndaj edhe duhet të vijojmë koordinimin dhe bashkëpunimin për t’i prerë këto lidhje”, – tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *