• |
ide | kryesore

2 milion Euro mashtrime/ Si i gënjeu Olesia Duka dentistët e Tiranës duke “shitur” Zirkon

Lajme, Të fundit

Olesia Duka, 38 vjeçarja e famshme për eventet e bamirësisë që organizonte me deputetët socialisë ka arritur të përfitojë gati 2 milion euro me mashtrime. Policia konfirmoi shumën e parave, duke shtuar se të mashtruarit ishin disa persona në Tiranë dhe në Durrës.

Në një njoftim të policisë, shpjegohet skema që përdori Olesia Duka nëpërmjet një profili fals në rrjetet sociale, ku premtonte shitjen e materialeve dentare (Zirkon) klinikave në Tiranë dhe në Durrës.

38 vjeçarja sipas policisë “përdori rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike”. Ajo merrte paratë nga biznesmenët e kësaj fushe me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, por malli nuk mbërrinte kurrë në destinacion.

Policia njoftoi se ka sekuestruar 4 apartamente të Olesia Dukës e cila në tre muajt e fundit ishte përpjekur ta fshihte pasurinë, pasi kishte kuptuar se po hetohej.

Olesia Duka ishte një personazh i njohur në Tiranë, si një e ftuar e rregullt e emisioneve televizive dhe një organizatore e eventeve bamirëse, ku ftonte kryesisht deputetët socialistë.

4 Comments

  1. O avokat idiot 10 ml € po te sheseshe te blesh i bon kushdo te kambistat ne kaq kohe esht dhenie marrje idiot nuk esht vetem dhenie po mundohu te maresh leket e punes nga ajo se me duket te paska rruajtur edhe ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu