• |
ide | kryesore

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për mbarimin e mandatit të Arta Markut

Lajme, Të fundit



Kërkesa e PD-së për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut eshtë rrëzuar sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi tha se qasjet janë të qarta, por procedura kërkon hedhjen në votim. Me 8 vota kundër dhe 6 pro, kërkesa e opozitës u hodh poshtë. Ruçi deklaroi më tej se raporti do i kalojë për miratim seancës plenare

Ndërkohë, më herët, gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente. Mes të tjerash ai kërkoi që kryeprokurores t’i ndërpritet mandati.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *