• |
ide | kryesore

Shpërthejnë protestat kundër ndryshimit të emrit në Maqedoni

Lajme, Të fundit



Para Parlamentit maqedonas në Shkup po protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar.

Në orën 19:00 përpara Kuvendit mendohet të ishin rreth 6 mijë protestues.

Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.

Ditën e sotme, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, zbuloi edhe katër emrat e rinj që i janë propozuar në tryezë Greqisë. (kliko poshtë/ Lapsi.al)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *