• |
ide | kryesore

Modelja sexy: Derbin e Milanos e fiton Interi (FOTO)

Sport



Në mesin e këtyre temperaturave të pazakonta që kanë pllakosur Europën, pas “pushtimit” të të ashtuquajturës “Bisha nga Lindja”, sigurisht që ka edhe njerëz që mendojnë sesi të ndezin disi atmosferën. Për këtë mendon një modele e njohur italiane, vetëm 23 vjeç, e cila quhet Inés Trocchia.

E ftuar në një emision sportiv si “Tiki Taka”, ajo nuk e ka fshehur se për cilin ekip bën tifo. Nuk flitet për vendlindjen e saj, pasi po të ishte ashtu ndoshta do të bënte tifo për Napolin, për sa kohë që është lindur në zonën periferike të Nolas.

Vëmendja e saj është sigurisht derbi i fundjavës i Madonninës, mes Milanit dhe Interit. Sipas saj, pavarësisht vështirësive me të cilat janë përballur zikaltrit kohët e fundit, Interi do të triumfojë ndaj kuqezinjve, që po kalojnë periudhën më të mirë të këtij sezoni prej fillimit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *