• |
ide | kryesore

Një 44-vjeçar shkon të shohë xhaxhanë në morg, pëson atak kardiak dhe vdes

Lajme, Të fundit
Dead-body-in-morgue-006.jpg



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën teksa shihte të afërmin e tij në morg. Astrit Osmani shkoi të shohë në morg xhaxhanë e tij, Riza Osmani, i cili kishte ndërruar jetë për shkak se vuante nga zemra, por që nuk ka mundur t’i bëjë ballë dhimbjes.

44-vjeçari ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë në pak sekonda. Ngjarja ka shokuar familjarët dhe personelin mjekësor, që janë përpjekur ta rikthejnë në jetë, por ka qenë e pamundur. Ekspertët dhe një grup hetimor kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe nga të dhënat paraprake ka rezultuar se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *