• |
ide | kryesore

Pas kapjes së 613 kg kokainë, Xhafaj takon drejtorin e policisë së shtetit: Çoni deri në fund hetimin

Lajme, Të fundit



Duket se kapja e një sasie prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit ka vënë në lëvizje ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe drejtorin e policisë së shtetit. Xhafaj ka bërë mesditën e sotme një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Xhafaj takoi Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtuesit e operacionit të fundit antidrogë, ku ministri përgëzoi Policinë e Shtetit dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës. Ai vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidencialitetit të operacionit nga Policia dhe Hetimi Doganor. Ministri kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit.



8 Comments

  1. Ky operacioni forca e ligjit eshte operacioni me i sukseshem qe eshte bere ndonjehere nga Ministria e Brendshme.

  2. More komentues te pa turp,kokaina,u kap,mbasi u njoftuan nga nderkombetaret.Shikoni shenjen qe kane vene gjermanet ne kontenier.A e degjuat prokurorin italian kur foli per kokainen.Kaq te pa cipe,qenkeni?

  3. Per komentuesit,qe po na e vleresojne kaq shume policine:Ku eshste pronari i bananeve?Kontenieri ka qendruar dy dite,vetem ne magazine.Simbas informacioneve te nderkombetareve,kokaina pritej qe te shkarkohej ne Durres,pse nuk u morren masa per te izoluar pronarin e bananeve,por i hiku nder shale?Apo e lejuan vete,duke e njoftuar,hik zhduku,se kemi njoftim nga axhensite e huaja,se kokaina po te vjen dhe kur ta kapim ate(kokainen) duke e lene kontenierin dy dite per t’i lene kohe pranarit,te zhdukej.Kjo eshte policija juaj,qe na paska ndryshuar.Kjo polici,bile i ka treguar edhe ku te fshihet,.Te shkonte tek tre komandantet e policise tuaj,qe u zhduken,perpara se te priteshin flet-arrestet per to.Sepse,atje do te jene te sigurte,te pakten nuk do te kerkohen ne ate vend,prej policise tuaj,qe na paska ndryshuar!!! Hahahahahahaha…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *