• |
ide | kryesore

Publikohen emrat e 11 biznesmenëve të mashtruar nga dentistja Olesia Duka: Më kanë kërcënuar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit e la në burg sot stomatologen 38-vjeçare, Olesia Duka e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta cilësuar si një “person me rrezikshmëri të lartë”. Ajo  ka mashtruar me shuma të mëdha të paktën 11-të biznesmenë, emrat e të cilëve janë përmendur sot në gjyq. Olesia Duka e ka justifikuar marrjen e shumave të majme nga disa prej biznesmenëve të tjera. .

Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t’i gjej dhe t’i rregulloj punët. Më kanë kërcënuar me jetë. Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë ajo ndër të tjera. “” deklaroi ajo.

EMRAT:
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule (Olesia: Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *