• |
ide | kryesore

Video/ Dentisja që mashtroi biznesmenin me 900 mijë euro lihet në burg

Lajme, Të fundit

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” dentisten Olesia Duka, arrestuar me akuzën e mashtrimit të një biznesmeni, në shumën 900 mijë euro.

Në seancën e sotme në sallën e gjyqit ka qenë e pranishme vetë e akuzuara, e cila ka deklaruar para trupit gjykues se kërkon të gjykohet në gjendje të lirë. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese” – ka thënë ajo në sallën e gjyqit.

Ndërkohë prokurori, Madrit Kullolli, ka theksuar se “Duka ka mashtruar disa persona duke iu marrë shuma të mëdha parash”. Pas akuzës ka folur pala mbrojtëse, e cila ka kërkuar për Dukën arrest shtëpie.

Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin” – tha mbrojtja. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu