• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në autostradë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Aqif Rakipin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.

Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit./ TOP CHANNEL



2 Comments

  1. Ja prokuroria e Arta Markut, u largua nga vendi i ngarjes dhe nuk i dha ndihmën e parë të aksidentuarit sipas ligjit. Prokuroria e arsyeton atë e thotë nga gjëndja e rënduar psikologjike, po atëhere hiqeni ligjin fare se të tërë ata që bëjnë aksidente e largohen mund të arsyetohen me gjëndjen e rënduar psikologjike. Me këtë vunë precedent, nuk ka shans të dënohet më ndokush për mosndalim e dhënie ndihme.

  2. Largohet nga vendi krimitme qellimper tufshehur, e na del me gjendje jote mire psikologjike nga faji. E habiteshmene interpretim ,si prokuroria poashtu edhe gjykate. Si duhet te mendoi qytetari qe nuk ka imunitet, perkrahje, e para, nese ben nje shkelje, sa denohet nga keta prokurore, e gjygjetare Paraja ne kete raste kablere krimin, prokuroria mbron imunitetin, gjykata zbaton urdherin e partise. Hajde drejtesi hajde, mjere
    populli qe mba shprese..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *