• |
ide | kryesore

Gazetarja: Misteri i personave që qëndrojnë pas 631 kg kokainë

Lajme, Të fundit



Kush fshihet pas 613 kg kokainë të kapura dje në Durrës në një kontejner me banane që ishte nisur nga Kolumbi? A pritet të ndodhin të tjera arrestime?

Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala tha se policia është shumë larg identifikimit të pronarëve të kokainës që u kap dje në magazinën e kompanisë “Arbi-Garden”.

“Po ta dinte prokuroria dhe policia porositësin do e kishte shpallur në kërkim. Mbetet ende mister. Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi vetëm 2 ditë më parë këtë rast.

Në pamje të parë flet për një hetim shqiptar. Kur them hetim doganor, kontejneri është kaluar në skanerin e Doganës ku është konstatuar se brenda kishte lëndë narkotike por jo lloji. Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor ka sinjalizuar policinë.
Mbetet për t’u parë nëse ka qenë operacion në bashkëpunim. Policia njoftoi prokurorinë dhe në vendin e ngjarjes shkoi prokurori Edvin Konvili. Nga dyshimet e para rezulton që bëhet fjalë për një linjë të fuqishme të trafikut.

Interesante është rruga e kontejnerit; Kolumbi-Maltë-Itali-porti i Durrësit. Secili kontejner ka një bar kod, ku konfirmohet se ku lëviz mjeti. Në momentin kur është parkuar brenda magazinës, u ndërhy për arrestimin e dy personave.

Gjatë ditës së sotme dy personat e arrestuar (Donald Lushaj dhe Armando Pezaku) kanë mohuar akuzat. Ata me gjasa do dalin në gjykatë ku do t’i njihet masa e sigurisë. Sot foli edhe Arbër Çekaj për ‘Neës24’ dhe tha se s’kishte lidhje.

Deri tani ai s’ka status të të pandehurit. Ndaj tij ka shpallje në kërkim, që është i vlefshëm për 30 ditë, që do të duhet pas kësaj me një masë sigurie. Tani kemi vetëm të dyshuar. Policia thotë se janë larg pronarëve të drogës.

Nëse ky operacion është falë rastësisë, atëherë duhet të shqetësohemi. Kjo do të duhet të ngrejë alarmin, imagjino sesa shumë drogë mund të ketë hyrë në Shqipëri. Ne kemi pasur një aksion në Xibrakë të ndërmarrë nga policia që pati deri diku sukses.

Kemi pasur rastin e Klement Balilit që u sinjalizua nga DEA amerikane. Kemi pasur rastin e Domar Konjarit. Për momentin kemi një sasi rekord që nuk është sekuestruar në territorin shqiptar”, – tha Lala.



8 Comments

  1. Kemi dhe nje vrasje bankieri te rangut te larte, me menyre ekzekutimi publik, nje jave pas kapjes se nje sasie te ngjashme ne Mal te Zi me 2014, nje vit pas ardhjes ne pushtet te Rames

  2. nuk ka mister esht perbindeshi ne nji enver gramoz fatmir edvin rama pronar i gjith kokaines e kanabisin me monstren negjmije.

  3. Une mendoj se duhet pare me thell dhe ne dy drejtime. E para policia ka nderuar fytyre dhe e dyta na zbardhi faqen ne syte e botes.

  4. Det, Deni, Derri,,Deli, Devi, Demi et, po ca beni o police, po veni emra te ndryshem, mos nderroni vetem nje germe se late name. Sa per kulture ju dhjjefsha mu ne polici qe keni. Polici kishte Enveri dhe Kadri HAzbiu,

  5. Kush eshte klodiana Lala.A mund te kete ajo te dhena me shume se ministri i brendshem.I ka rrena te gjitha sipas porosise qe i eshte dhene.Tani ajo nuk ka me as burim te dhenash.Me pare lexonte permbledhjen e dosjes qe kishte prokuroria per te bere lajm kunder qeverise me porosi,tani nuk ka me burim dhe genjen gjithe diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *