• |
ide | kryesore

Kapja e 613 kg kokainë/ Top Channel: Arsyeja pse u arrestua shoferi dhe jo bosi i drogës në Maminas

Lajme, Të fundit



Policia vendosi të ndërhyjë për të kapur sasinë rekord të kokainës në Maminas, pasi nuk kishte kapacitetet për të mbajtur nën vëzhgim edhe më gjatë drogën, për të zbuluar porositësit. Falë ndërhyrjes së parakohëshme, është arrestuar vetëm shoferi i ngarkesës me kokainë.

Ky është përfundimi që arrin kronika e Top-Channel ditën e sotme, pasi i referohet burimeve nga prokuroria dhe policia.

Por, kronika zbulon edhe se policia kishte dashur të ndërhynte për kapjen e drogës tre ditë më parë, kur kamioni me banane e 613 kg kokainë ishtë në portin e Durrësit. Kishte qenë prokuroria që kishte insistuar që të shtyhej ndërhyrja, me qëllim zbulimin e personave që fshiheshin pas kësaj ngarkese, vlera e të cilës llogaritet në 180 milion euro.

“Por në fund edhe prokuroria është dorëzuar, duke bllokuar lëndën narkotike pas mbërritjes në magazinat e firmës, që kishte porositur ngarkesën e ligjshme.

Burimet u shprehën se kaq janë kapacitetet dhe se nuk mund të mbanin më tej nën vëzhgim një sasi të tillë droge të fortë.

Dhe ndoshta për këtë arsye në prangat e policisë kanë rënë vetëm shoferi i kamionit dhe shoqëruesit e ngarkesës së ligjshme.” – mbyllet kronika e Top-Channel.

©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. me nji fjal rama,ruqi xhafaj nuk ka len prokurorin te kap peshkun e madh ,pasi rama i tha ik,per tre dit pastaj rama,lu e vllahutin kapen sardele.

  2. Sa te dhjere qe jeni ju te lapsi.al se bashku me ari beni treshen berishiane! Te njejten psikologji,te njejtat mendime njelloj si i ndrituri “ari” i negjmies, ruqit tj. A ka mundesi qe policia shqiptare te ndjeke ku do te shkoje kontenjieri! Absolutisht jo! Edhe polici me te sofistikuara nuk munden! Dergesa eshte bere duke planifikuar cdo gje edhe kapjen e kontenierit nga policia! Pse u largua i zoti i bananeve per ne Gjermani! I kishin dale te keqes perpara per c’do rast! Luhen interesa te medha! Pse doli ne News 24 ? A e dini se kush eshte pronari? A e dini kush shkon per peshk nga News24! Sala me Floririn! Duhet te jete e lehte per te zbulluar se kush i paguan avokatin ne Gjermani! Laku po shtrengohet Sali dhe kompani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *