• |
ide | kryesore

Nuk ka të ndalur droga, kapet gomone me 424 kg kanabis në Igumenicë, pranga skafistit shqiptar

Lajme, Të fundit
gomone.jpg



Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar në plazhin e Platarias, në Igumenicë. Sipas mediave greke, operacioni i policisë është realizuar pak pas mesnate.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me gomone drejt Greqisë. Rreth 424 kilogramë marijuanë, e ndarë në 36 pako është gjetur në gomonen e sekuestruar nga policia.

Sakaq, në pranga është vënë skafisti shqiptar, një 42-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *