• |
ide | kryesore

‘Piramida’/ Si drejtohet grupi kriminal në Sarandë nga një 21-vjeçar me pseudonimin ‘babi’

Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka goditur një grup të mirë-organizuar kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga 12 persona dhe katër të tjerë në kërkim. Ndërkohë është sekuestruar një sasi drogë, 9 automjete, mes të cilave pesë makina luksi.

Në sajë të operacionit të koduar “Piramida”, dhe pas një pune hetimore u zbulua se si funksiononte grupi, në drejtimin e Ajaz Lilës, 21 vjeç nga Shalësi i Konispolit, i njohur me pseudonimin “Babi”. Ai është dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike. Në flagrancë janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë me detyra të caktuar në këtë trafik droge. Po ashtu janë vënë në kërkim edhe 4 persona të tjerë.

Këta persona në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *