• |
ide | kryesore

Rama mburret për kokainën para Junker dhe Hahn: U shpëtoi kontrolleve të BE, e kapëm ne!

Lajme, Të fundit



Në takimet që ka pasur në Sofie, me Presidentin e KE, Zhan Klod Junker dhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johanes Hahn, kryeministri Edi Rama duket se është mburrur për 613 kilogramë kokainë që u kap në Maminas.

Në prononcimin pas takimit, Rama përsëriti edhe njëherë faktin se kokaina u kap nga autoritetet shqiptare, madje duke përmendur se në portet e Bashkimit Europian, ngarkesa me kokainë iu shpëtoi kontrolleve.

“Operacioni i fundit i agjensive tona ligjzbatuese, Hetimi Doganor, Policia e Shtetit dhe me mbështetjen e Prokurorisë pati një jeohnë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur parasysh që ngarkesa e kapur përbën, jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por edhe se ka kaluar në portet e BE dhe iu ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu sikundër ishte po kaq e rendësishme edhe vetëdija se ky ishte një operacion mirëfilli agjensive tona ligjzbatuese pa asnjë sinjalizim nga partnerët” u shpreh kryeministri.

Deklarata e Ramës se nuk ka pasur bashkëpunim me partnerët bie ndesh me deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu. Xhafaj falenderuan agjensitë partnere pas operacionit, kurse ambasadori amerikan falenderoi DEA-n.



4 Comments

  1. ja si tallen me vramen be e amerika,e provuan se a do te kap peshkun e madh por edhe kesaj here jo,lu,vllahutin e rames i mbeten sardelet e qelbura.peshku iku.

  2. Rama tallet me vehten o Ari, ne BE nuk kishin si ta kapnin, pasi nuk i behen konteolle doganore mallrave tranzit (trajleri me ahume mundesi nuk eshte ulur fare nga anija) ndersa ne Shqiperi e kapi Rapiscani qe vetem shqiptar nuk eshte. Kjo gjithmone nese i referohesh fantazise se Rames, pasi dyshimet jane shume te forta se trafikantet nga qeveritaret shqiptare kane marre garanci dhe duke qene keta te fundit te paralajmeruar nga sherbimet e huaja per kete sasi droge, jane detyruar ta bejne opeacionin para kohe per te kapur vetem nje shofer qe iu conte miell partizaneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *