• |
ide | kryesore

Stomatologia në burg për mashtrim padit 11 biznese për pastrim parash

Lajme, Të fundit

Stomatologia Olesia Duka, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave, do të bëjë nesër një kallëzim penal për 11 biznesmenët që e akuzojnë për mashtrim, me pretendimin se ata janë pjesë e një skemë të pastrimit të parave dhe se ajo është viktimë.

Avokati i Olesia Dukës deklaroi se 11 bizneset që e kanë kallëzuar atë janë pjesë e një grupi kriminal që pastron para.

“11 bizneset që kanë kallëzuar Olesia Dukën janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave” – u shpreh Arben Llangozi në rubrikën “Opinion”.

Avokati u shpreh se prokuroria e Krimeve të Rënda në një kohë që akuzon klienten e tij se ka përvetësuar 935 mijë euro nga një biznesmen, nuk ka prova ndaj saj.

Avokati i Dukes, Arben Llangozi

Arben Llagnozi tha se Duka ka firmosur një letër me dorë, por pa praninë e një noteri, ku ajo pranonte se i kishte biznesmenit 935 mijë euro, por sipas saj veprim që ka ardhur pas kërcënimeve dhe presioneve nga ana e biznesmenit të shoqërisë AMA.

Emrat e 11-të biznesmenëve të mashtruar
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj
Besnik Daci
Genci Lule

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu