• |
ide | kryesore

Xhafaj: DEA dhe INTERPOL u habitën kur kapëm kokainën!

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kwmbwnguli se aksioni i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës është bërë nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Në “Real Story”, Xhafaj sqaroi ‘përplasjen’ e deklaratave me Ramën. Ministri theksoi se Rama e ka telefonuar për të marrë informacion mbi aksionin dhe, sipas tij, nuk kemi të bëjmë me qëndrime të ndryshme.

“Kryeministri më telefonoi mua për të dalë në një deklaratë për kokainën e kapur. Si ministër i Brendshëm i dhashë informacion të plotë. U abuzua me deklaratat e mia. Në procesin identifikimit të kokainës dhe personave janë përfshirë vetëm agjencitë ligjzbatuese shqiptare“, tha Xhafaj

Ministri deklaroi se pas kapjes së kokainës janë njoftuar vendet partnere.

“Por kemi kërkuar bashkëpunim me ndërkombëtarët që në orët e para të mëngjesit. Kemi kërkuar informacion për lëvizjen e mallrave nga Kolumbia. Kemi shkëmbyer informacion me DEAN, EUROPOL dhe agjencitë gjermane. Pra, agjencitë e huaja u informuar pas aksionit tonë. Ato u çuditen me këtë fakt dhe u vunë në lëvizje për të bashkëpunuar me ne”, tha Xhafaj



4 Comments

  1. Sinqerisht e dija ministrin Xhafa njeri me kembe ne toke dhe Shefaf e policise kishin filliar ta merrnin seriozisht neper analiza e takime….
    Vetem nje i pjerdhur nga trute mund te thote qe u habit DEA. Avash o koqe se te degjojne 9000 forca policie, nga keta 70% te korruptuar

  2. E kam pare shume here ne teleizor zotin xhafa
    Prisja nje njeri burre,por ai vetem kete veti nuk e ka.
    I bente dredhe cdo pyetje me spec qe benin gazetaret ( sidomos per ate te grupeve kriminale ne jug te vendit)
    Ku ka mendere Xhafa te zbuloje drogen qe vjen nga Kolumbia?
    Vetem DEA amerikane mund ta bej ate gje, te tjerat jane mburrje dhe servilizma ndaj rames
    Grupet kriminale qe dihen, dhe jane te lidhur me ramen me shoke, jane edhe porositesit e droges.Kush tjeter?

  3. edhe hena ndaloi rrotullimin,per te pershendetur suksein e te droguarve me ze dhe figur rama,ruqi,xhafa tahiri qe kapen drogen e tyre,nga 97 her tjera qe kan sjell..paramendo 97 her 600 kilogram sa bejn,se nuk besoi qe nje tjeter ngarkes ta ken lejuar te kapet qelbesirat rama,ruqi,xhafa..garanci nga lu e vllahutin per levizje te lir te kokaine e kanabisit kan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *