• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Kosova emëron trajnerin e ri, u shkarkua nga Armenia pas humbjes me Shqipërinë

Sport



Ashtu siç ishte lajmëruar më parë sot është zyrtarizuar trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës. Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga federata presidenti Fadil Vokrri ka emëruar 66-vjeçarin Bernard Challandes si pasardhësin e Albert Bunjaut.

Zvicerani është një trajner i njohur sidomos në vendin e tij ku ka drejtuar shumë skuadra si Zyrich, Syon, Young Boys e të tjerë.

Kujtojmë se Challandes u shkarkua nga Armenia pas humbjes që kjo kombëtare pësoi ndaj Shqipërisë në eliminatoret e “Euro 2016”. Ende nuk dihet përsa vite është firmosur kontrata dhe cila do të jetë paga e 66-vjeçarit te Kosova.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *