• |
ide | kryesore

“Ka ndonjë gjë për të parë?”, 17 -vjeçari tregon në polici çfarë i tha bashkëmoshatarit para se t’a vriste

Lajme, Të fundit
ambulance-urgjenca.jpg



I arrestuar për vrasjen e 16-vjeçarit, Anxhelo Gjokazaj, bashkëmoshatari i tij tregoi në komisariatin në Durrës se ata kishin antipati për njëri-tjetrin, jo ndonjë konflikt.

17-vjeçari Devi L. shprehet se në fillim ishin grindur duke pyetur njëri-tjetrin “ka ndonjë gjë për të parë?”, më pas përplasja degradoi në përdorimin e thikës e cila në goditjen në shpatull preku zemrën e Gjozakajt, duke bërë që ai mos t’i mbijetojë dot plagëve, edhe pse ishte nën mbikqyrjen e mjekëve.

“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova. Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëritjetrin” – mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje, shkruan gazeta Panorama. Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj, ishte nxënës në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ndërsa 17- vjeçari, Devi L., i cili e qëlloi me thikë, mësohet se është nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *