• |
ide | kryesore

Lajme të mira nga moti, parashikimet thonë se…

Lajme



Ditët me dëborë kanë marrë fund, si reshjet e shiut janë drejt largimit. Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë lokale, intensive në zona të vogla.

Më poshtë parashikimi i motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, lokalisht edhe intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve do të bien sonte natën.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 / 16 °C

në vendet malore: 3 / 12 °C.

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehte, deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore, ndërsa nesër pritet të fryjë erë e lehtë në të gjithë territorin.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *