• |
ide | kryesore

Berisha sulmon Ramën: Pas samitit të Londrës edhe Sofja u gajas me piktorin dështak

Lajme, Të fundit
berisha-rama-fiks.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në qendër të ironisë së tij kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar deklaratave dhe qëndrimeve të shefit të ekzekutivit. Në një status në “Facebook”, Berisha e quan Ramën, “piktori dështak” apo “gaztori i samiteve”.

Berisha thotë se samiti i Londrës dhe ai i Sofjes u gajasën me të, pas deklaratave të tij se 25% e turistëve të huaj anuluan udhëtimin në Shqipëri për mungesë vendesh në hotele apo se kokaina u kap pa partnerët e huaj.

Piktori dështak apo gaztori i samiteve! Dy ditë pas samitit të Londrës edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajnë tani piktorin dështak!
Të dashur miq, Edi Rama, kudo që shkon shkakton gaz dhe tallje. Java që shkoi ishte kulmore në këtë aspekt. Kështu, në fillim të javës ai u përqesh nga e gjithë salla e të pranishmëve në samitin e Londrës sa u detyrua të pyesë edhe vete se çka për të qeshur kur deklaroi esëll se kaq i madh ishte vërshimi i turistëve drejt Shqipërisë saqë vitin e kaluar 25% e tyre për mungesë vendesh në hotele anuluan udhëtimin për në Shqipëri?! Pas kësaj, vetëm dy ditë më vonë, gajasje dhe përqeshje të madhe piktori dështak shkaktoi edhe në Samitin e Sofjes të liderëve të Ballkanit Perëndimor kur deklaroi se kapën pa asnjë njoftim paraprak dhe bashkëpunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpëtoi vendeve anëtare të BE. Ndërkohë që të gjithë e dinin se:
-destinacioni dhe bosët politikë të drogës ishin në kreun e ekzekutivit në Shqipëri dhe jo në vendet e BE dhe se – për këtë kontejner me drogë, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohë policinë shqiptare që të priste drogën dhe Guardia di Finanzia kishte shoqëruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, në portin e Maltës dhe që andej në Durrës, sikundër i kishte dorëzuar informacionin prokurorisë shqiptare!
Kështu, piktori dështak, pasi u nxor jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zëvendëspresidentin Pence në Podgoricë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet, për të cilat fiton më shumë përqeshje dhe tallje!”
– shkruan Berisha.



5 Comments

  1. Per Zotin dite kiameti ish kane dita kur te rrexuan ty nga pushteti.Me mire te kishe vdeke ate dite pa te ndodhe ky kiamet.Po ti je kane i perkryer kur ishe ne pushtet ,nuk ka pase as krim as droge as maska jo jo.Mos o Zot me ndodhe vrasje,madje edhe nga semundjet rralle aty ketu aq sa na merrte malli te shihnim ndonje funeral.SI ore burre te ka leshua shosha krejt,po a kujton se njerezit kane harrua kaq shpejt a? A nuk ishin shqiptaret ata qe te perzune nga pushteti ne menyren me ekzemplare.Nuk e kishe pase fijen e burrerise po si behet burri si plake llastore e nuk pushon dite as nate duke hedhur ndytesira,intriga,genjeshtra .Si nuk ndalesh e te kujtohesh se ss jete te pafajshme i bane ne ndergjegjeje .150 vetem ne Tropoje,28 ne Gerdec,4 ne Bulevard e qindera e mijera tjere ne vitin 1997.Sa here e dogje Shqiperine vetem te ruash pushtetin.Mire ka thene Artan Hoxha ti do ta keshe perfundimin si Pinoqeti.Shko ne shtepi se u bere gazi i Botesme keto dokrra perdite.Dije se Me kete forme te berit opozite edhe 100 vjete Rama mbetet ne pushtet.

    1. Bravo plehrat e mi, do të keni bonuse kur bëni komente të tilla, sepse harrohet hashashi e kokaina dhe do të merren me Berishën budallenjtë.

  2. E çfarë sulmi qenka o lapsi?
    Berisha dhe të gjithë TALLEN me edvinin.
    Vetëm një popull idiot si ne ka një lolo të tillë kryeministër.
    Ju që e mbështesni karagjozin përpiqeni të duket si luftë politike . kur në fakt nuk mund të luftosh me një popull që e ul kokën me dëshirë, mjafton të shohësh komentuesit e paguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *