• |
ide | kryesore

A rrezikohet PD nga lëvijza e re e Patozit? Flasin deputetët demokratë

Lajme, Të fundit



Astrit Patozi paralajmëroi ditën e djeshme krijimin e një lëvizje të re politike, pasi argumentoi se nuk mund të presin më Lulzim Bashën.

Deklarata e Patozit erdhi pas një turi takimesh që ai dhe Ridvan Bode zhvilluan me demokratët e Qarkut të Korçës.

 

A është Partia Demokratike e rrezikuar nga partia e re që ka paralajmëruar zoti Astrit Patozi?

FLAMUR NOKA: Ka pa Partia Demokratike shumë lëvizje shumë. Shumë lëvizje, të gjithë janë rikthyer prapë në PD, kështu që mos u merrni me lëvizje.

EDI PLOKA: Nuk merrem me këtë, mendova se keni ndonjë pyetje më të rëndësishme.

DASHAMIR SHEHI: Unë uroj që të ketë lëvizje. Deri tani unë gjykoj që jemi në propozime politike. Unë çdo ngjarje që lëviz brenda hapësirës të së djathtës e konsideroj shenjë pozitive. Linja e kuqe është me palën tjetër. Shumë vite me radhë kemi bërë më shumë problem hallet që kemi midis nesh dhe rivalitetin sesa raportin që kemi me kundërshtarin.

TRITAN SHEHU: unë kam dëgjuar diçka në media për këtë çështje, nuk di ndonjë gjë konkrete. Mendoj se PD është partie e madhe demokratike me hapësira për të gjithë për ata që dëshirojnë dhe ndjenjë vetën për të bashkëpunuar më të. Padyshim, dikush mund të ketë një problem por mendoj se midis nesh ka hapësira për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të qenë së bashku, pavarësisht je apo nuk je në Parlament, për të vijuar për të punuar së bashku në këtë forcë kaq të madhe dhe të vetmen forcë opozitare që ka Shqipëria. PD duhet të mendojë për t’u bashkuar, për të qenë së bashku dhe jo për t’u ndarë. Ndarjet edhe në eksperiencat e viteve të kaluara treguan që nuk patën sukses. Përkundër përfunduar me bashkime që na dhanë forcë.

FATMIR MEDIU: Mendoj se është e domosdoshme që opozita te bashkojë gjithë forcat dhe energjitë që ka. Padyshim që Basha në pozicionin e tij si kryetar i PD-së duhet të gjejë patjetër rrugët për të ofruar mundësitë që gjithsecili të bëhet pjesë e së djathtës. Çdo ndarje e së djathtës në segmente mendoj që do të kishte probleme dhe fraksionime që si shërbejnë qëllimit që ajo ka.

GRIDA DUMA: Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë…

RUDINA HAJDARI: Jetojmë në një demokraci kështu që ështëë e drejta e tyre të formojnë një parti, por që kjo nuk besoj se do e dëmtojë PD-në për këtë të jeni të sigurtë

LULZIM BASHA: Do kemi kohë, do kemi kohë.



1 Comment

  1. PROVOKACIA;; keshtu mendoj per keta rio filozofet qe dashkan te na krijojne parti te re. Me pamjen e pare te lene pershtypien,, gjoja sikur i vjen keq perPDne, por ne faktgrupi qe ka marre persiper ta beje kete eshte i pa besueshem. Sepse te gjithe ata kane mbajtur poste partie e pushteti, e ku e cuan ata me veprim, e mos veprim PDne?Sot PDja eshte ne varferi sulmesh ndaj pushtetit, por mos te harrojme lufta cinike e pa barabarte qe ieshte bere asaj nga krye mashtrusiRAMA, me forma nga me te ndryshmet, e po ti shtojme kesaj esdhe mashtrimet monstruoze qe ai ka bere popullit. Ne debulimin e PDse dhane kontribut edhe keta si grup opozitar te opozites, kur nuk e pane me vehten ne listat per deputete. e ketu e treguan fytyren karieriste te tyre. Cte presim me nga ata? Ata jane paterice e RAMES, ne kete kohe. DEmokratete vertetedo dine e do cajnederi sa rilindasit tradhtare te popullit te shporren nje here e mire. DEMOKRACIA KERKON BASHKIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *