• |
ide | kryesore

Matteo Renzi jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Planet, Të fundit



Kreu i Partito Democratico, Matteo Renzi, deklaroi në një konferencë për mediat se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

“Ne kemi njohur qartë humbjen. Duhet të hapim një faqe të re në Partinë Demokratike. Ne jemi krenar për punën e jashtëzakonshme të këtyre viteve, por debati është i dukshëm. Italia ka një situatë politike ku ata që kanë fituar nuk kanë numrat e nevojshem për të qeverisur.

Gënjeshtra më e madhe është se “ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje”. Ata tregojnë vlerën e tyre nëse janë të aftë për këtë.

Këtë herë ne e kuptojmë se rezultati është zhgënjyes. Është e qartë që unë e lë drejtimin e PD. Nuk mund te udheheq me ekstremistet. PD do te qendrojne ne opozite, shume shpejt do te kete zgjedhje ne PD” – u shpreh Renzi.

Dorëheqja vjen pas rezultatit të dobët që Partia Demokratike mori në zgjedhje me rreth 19% të votave. Ky rezultat është sa gjysma e atij që partia e Renzit mori në zgjedhjet e 2014-ës.

Sipas Renzit, ky vendim vjen në përputhje me statutin e partisë.

Renzi ishte kryeministër i Italisë nga shkurti i vitit 2014, deri në dhjetor të vitit 2016. ©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *