• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Xhafajt: Policia e përfshirë në disa operacione të mëdha antikriminale, shumë shpejt rezultatet

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar në Kuvend se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale. Ai këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare. Ai u shpreh se policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike.

Operacioni, meritë e policisë shqiptare. Në operacion u përfshi dhe prokuroria. Po vazhdon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia ka rigjetur besimin te partnerët, si rezultat i tij aktualisht policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale, me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëndësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon veprimtarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, – tha ministri Xhafaj.



3 Comments

  1. Mos jep afate, por na thuaj po droga qe u kap ne GREQI e ITALI nga shkoi? Mburrjet e teperta poju nxjerrin si mashtrues te medhenj, andaj mos u beni te pa besueshem nga ne e nderkombetaret. Hiq dore nga menyrat e vjetra te punes sate.

  2. po e shofim ,me rastin e kokaines kapet vetem krymbat per te kapur sardele,balena ruqi,agron xhafa olsi e edvin rama prap shpetuan koken,sepse mao LUU ce dun,e vllahutin te kapur si rama ne krim me shqiptar luajn qoken

    1. Po e shofim, me rastin e kokaines kapët vetem krymbat per te kapur sardele, balenat ruqi, agron xhafa olsi e edvin rama prapë shpetuan koken, sepse mao LUU ce dun, e vllahutin te kapur si rama ne krim me shqiptarë luajnë qokën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *