• |
ide | kryesore

Çështja Meçollari/ Akuzat e opozitës degradojnë tek vjedhja e një batanijeje

Lajme, Të fundit



Në pamundësi për të nxjerrë një dokument, apo një material konkret që të provojë se Artur Meçollari ka qenë spiun, apo ka tradhëtuar në një moment detyrën, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur ta akuzojnë për vjedhjen e një batanijeje në shkollë.

Zbulimin e bëri ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i konvertuar në deputet të PD-së, që më parë ishte shprehur për Meçollarin si një ushtarak “overqualified” për negociatat me detin.

Në përgjigjen e saj, ministrja Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për një ngjarje kur Meçollari, në moshën 18-vjeçare dhe në kushte mbijetese i kishte marrë një batanije një shokut të tij.

DEBATI I PLOTE

Xhaçka: Meçollari nuk ka dosje. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë gjë. pjesëmarrrja e tij në takimet me Greqinë është bërë me leje të Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesë të Ministrisë së Jashtme. Meçollari është bashkë me tre të tjerë në cilësinë e këshilluesit. Nuk është e vërtetë që Meçollari ka qenë në përgjim. Ka hyrë në përgjim vetëm një herë me shpresë se do kapej ndonjë gjë nga letrat dacibao. Atëherë për turpin e të gjithëve, nuk u përgjua vetëm Meçollari nga SHIU, por u përgjuan edhe ambasadat e huaja.

Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?

Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e shokut kur ka qene 18 vjeç.

Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?

Xhacka: Pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.

Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.

Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.

Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.



6 Comments

  1. ahaha … U mbars mali dhe polli nje mi….

    Nga poliagjent i sherbimeve sekrete te huaja tek…… batanija e shokut … Uhuhuhuhh.

    1. jo bushat jo se kush vjedh nje batanije ,ta vjedh dhe ter shtepin,por ja qe ju krymbat e stainit quani avionet mushkonj,e jastekun e griseldes femij nent muajsh.vjedhja esht vjedhje,paramendo ky vodhi me vet deshir,po e pagove qfare ben ky e shet dhe bythen e lere shtetin si rama. nuk i kerkoi rama bllokun metes ke morri.trego bushat ngjalen e pallen e lalzit,tashem pall presidenti.kush e beri kryetar hajnin me ze dhe figur rama dhe bushati.pse duhet te vidhte nje batanije ky,ta lerte shokun pa asnji,siq rama ,po ben tash per vete mjalt per ata qe e votuan mut.po rama vet po i zgjedh llojin frrok,ndok,prenga,artur bush,rosh,dosh,gjelila,balila,toni kombinata,hullaza,habila,tahira etj de mos te zgjedh mutollarin.

  2. Ku jane deklaratat ose me sakte akuzat e Sali arixheshkes!!!!!!!!!?
    Ai kurre nuk genjen ne informacionet qe publikon.

    1. i pa emer jo edhe bushat,se avioni nuk ihte mushkonj e as karkalec,as jasteku i griseldes nuk doli femij,as frroket,ndoket,prenga,roshi,doshi me shoket nuk dolen te paster,as kosta bajraba,as tahiri e as habilajt por dolen mut,me zi se ky mutollari spiun rus,

  3. Ku jane deklaratat ose me sakte akuzat e Sali arixheshkes!!!!!!!!!?
    Ai kurre nuk genjen ne informacionet qe publikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *