• |
ide | kryesore

Debati në TV/ Si gënjeu Arbi Mazniku për lejet e ndërtimit të Veliajt

Arkiva, Kryesore

Vazhdon debati për ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në “Tonight Ilva Tare” zgjodhi të njëjtën dredhi si Erion Veliaj për të sqaruar premtimin e kryebashkiakut se nuk do të kishte leje ndërtimi brenda qendrës së Tiranës.

Deklaratat e tij më së shumti kanë dalë jashtë kontekstit. Ai ka thënë se për sa kohë nuk ka një plan urbanistik dhe për sa kohë nuk do të sistemohet stoku i banesave nuk do të japim leje. Ne për herë të parë futëm në Tiranë zonën e Kasharit, zonën e parkut dhe zonën e Dajtit. Në atë kohë kishte 8-9 mijë apartamente të pashitura. Janë shitur ato dhe shumë të tjera. Në qoftë se dikush shkon në zonën e Astirit, çmimi është mbi 100 euro më shumë se një vit më parë. Apartamentet janë shitur.” – është shprehur Mazniku.

Por, në fakt Mazniku nuk thotë të vërtetën. Sepse, së pari, Veliaj gjatë fushatës ka thënë se ai nuk do të firmosë asnjë leje nërtimit me dorën e tij pasi Qqendra e Tiranës është e mbingopur dhe me 8 mijë apartamente ndërtimi të pa shitura. Madje në maj 2015 gjatë një debati në “Opinion”, Veliaj parashikoi edhe mundësinë hipotetike (shiko videon poshtë me zë dhe figurë), që ç’do të ndodhte nëse 8 mijë apartamentet do të shiteshin. “Edhe në këtë rast ne do të ndërtojmë në periferi sepse qendra është e mbingarkuar” tha atëherë Veliaj.

Mjafton të shikosh lejet e reja të ndërtimit, në Bllok, tek ETC, tek 15 katshi, tek ish reklamat e kinemasë në krah të muzeut kombëtar, tek ish muzeu i natyrës, përballë fakultetit filologjik në parkun e liqenit, për të kuptuar  kryetari aktual gënjeu edhe për premtimin që nuk do të ndërtonte në Tiranë edhe për zotimin e dytë që nuk do të prekte qëndërn e qytetit. Pra për akrobacitë e lali Erit tani më nuk ka asnjë dyshim, ndërsa Mazniku nuk bën gjë tjetër vetëm shpërndan mashtrimet e shefit të tij.

©Lapsi.al 

10 Comments

  1. Ore pse thoni genjeu? Ai thjesht po ben ate qe di te beje me mire. Ky eshte zanati i vetem qe kane shume politikane shqiptare dhe per genjeshtren mund te konsiderohen me tituj shkencore shumica e tyre.

  2. Nuk ka opozite. Pike. Mazniku dhe gjithe shpura me profesion arrivizmin , hajduterine dhe shplarjen e truve – do ta lene kete vend me 500 mije banore. Shqiperia eshte pergjysmuar allready. Po nuk u kuptu kjo – mjere ky popull.

  3. “MAZNIKU” eshte fjale sllave qe perkthehet pergjithesisht si “SERVIL”, pot shpesh edhe si hipokrit i “lyer dhe i perlyer” dhe do te thoja se ky bandill genjeshtar dhe i pacfipe i Lali Erit me mjeker cjapi, servil dhe hipokrit, bashke me ate dallkaukun adoleshent dru me pre qe Edi Rama e ka emeruar si Kryearkitekt te Tiranes jane turpi dhe REZILI i Rilindjes Enveriste qe po u prish dhe po u fshin me arrogance te papare tironsave memorien historike qe si popull nuk rrjedhin nga Lindja Sovjetike e BRSS, por nga Perendimi Kapitalist i BE dhe SHBA.

    prandaj:

    Kur po shikoja me shqetesim edhe emisionin e Ilva Tares me kaploi nje zeremim i madh dhe doja qe t’ja kapja dhe t’ja shkulja mjekren mashtruesit enverist, MAZNIKUT servil i lyer dhe i perlyer i kriminelit te tiranes, Lali Erit te Edvin Karagjozit.

  4. Perse lodheni kot te zgjidhni problemet e zhvillimit urban te te Tiranes dhe gjithe qyteteve te vendit!?
    Lerjani kapaciteteve ari, Namyti Mero Llumi, Saimir Tahipi etj. t’a kthejne Shqiperine ne Zvicer.

  5. ju martofsha tezet ju gazetareve qe e keni mbeshtetur dhe sot mezi beni ciu ciu per cka po ndodh.
    Ai po shkaterron perfundimisht ate cfare kishte mbetur nga Tirana. Prishja e 7 Xhuxhave qe ishte nga simbolet e fundit te Tiranes e verteton kete. Deri dje u ngritet per nje piramide nevojtore qe Berisha donte ta bente Parlament. Sot nuk flisni per Tiranen e kthyer ne nevojtore private ndertuesish.

  6. Rasti i 7 xhuxhave eshte rasti perfekt i pisllekut.

    Ku eshte kontrata.

    Cfare palo gazetari eshte kjo.

    Pse nuk e botojne gazetaret.

    Bla bla bla ne TV dhe ne portale.

    Majtas , djathtas dhe anash te shitur. Media me pleh, ska ku te shkoje.

  7. po pse eshte me shume 100 euro o z. Mazniku: se eshte rritur kosto jeteses ? se eshte rritur cilesia ndertimit ? se nuk ka mundesi ndertimi ? JOOO O I MJERE JOOO, PO SEPSE PARAJA E HASHASHIT DHE LEKET NEN DORE E TAKSAT TUAJA I PAKUAJNE NE FAKIRET QE NUK BLEJME DOT NJE APARTAMENT DHE NA DUHET 50 VJET PER TE BLERE NJE PALO SHTEPI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu