• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet në Bullgari, shqiptari me 800 mijë euro heroinë

Lajme, Të fundit



37 kg heroinë është zbuluar nga policia bullgare në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit në kufi me Rumaninë. Droga ishte fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali e ndarë në 68 pako.

Është vënë në pranga shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali emri  i të cilit nuk jepet ende. Agjencia Kombëtare Doganore e Bullgarisë thotë se makina po tentonte të largohej nga Bullgaria.

Autoritetet thonë se vlera e heroinës në rrugë do të mblidhte rreth 800 mijë euro. Bullgaria është konsideruar një rrugë kryesore tranziti për drogat e trafikuara nga Azia në Evropë. Vetëm në vitin 2017 u kapën në kufi 602.6 kg heroinë.

Image

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *