• |
ide | kryesore

Kapja e 613 kg kokainë/ Krimet e Rënda letër-porosi prokuorisë së Livornos, dyshime mbi kalimin

Lajme, Të fundit
krimet-e-renda-1_1500559256-9760933.jpg



Zhvillime të reja në lidhje me çështjen e kapjes së 613 kg kokainë në një kamion në Maminas. Prokuroria e Krimeve të Rënda shqiptare i ka dërguar një letër-porosi prokurorisë së Livornos lidhur me këtë sasi rekord të sekuestruar nga policia shqiptare.

Anija ku ndodhej kontejneri me banane brenda së cilës ishte fshehur ngarkesa 613 kg kokainë kolumbiane ka kaluar nga Livorno drejt Maltës dhe më pas nga Malta është ndalur në Durrës.

Hetuesit kërkojnë nga autoritetet italiane të njihen me praktikën e ndjekur për kontrollin e kontejnerit, në portin e Livornos pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin.

Hetuesit kanë dyshime se, dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontejnerit ku fshihej sasia prej 613 kg kokainë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *