• |
ide | kryesore

Pse Basha nuk i zbraz dot kafenetë

1, Ide

Çdo student rishtar i psikologjisë nuk do ta kishte të vështrirë t’a interprentonte përgjigjen që kreu i opozitës i ktheu ish vëllezërve armiq në PD, që e kishin kërcënuar se do të themelonin një parti të re.

Ironia me “sulmet që vijnë prej kafeneve”, nuk qe asgjë më tepër sesa një lapsus froidian. Kjo shprehje direkte e inkoshiencës e zbulonte lehtësisht atë që Lulzim Basha kishte në mendje.

Në një analizë qoftë edhe të sipërfaqshme, ajo që u duk si gafë do të rezultonte, në fakt, një bindje e brendëshme që është rrënjosur thellë tek lideri i demokratëve.

Le t’a përmbledhin. Kur Lulzim Basha anatemon kritikët e tij më të fortë, Patozi, Topalli, Bode apo Imami si njerëz që e sulmojnë nga tavolinat e kafeneve, ai nuk do vetëm të nënvleftësojë idetë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk do vetëm të theksojë se ata janë tashmë të dobët, të parrezikshëm dhe të mundur përfundimisht.

Por, në mënyrë të pandërgjegjshme ai do të nxjerë në pah një antitezë të rëndësishme: “Ju dridhni zinxhirin, unë kam pushtet; ju vrisni kohën kot, unë kam frenat e vendimmarjes; ju shtyni orët para një filxhani, unë mbretëroj në zyrën kryesore të PD; pra ju s’keni në dorë asgjë ndërsa unë i kam të gjitha”.

Pavarësisht se një gjë e tillë nuk pranohet publikisht, lapsusi froidian i Lulzim Bashës nxori në pah një të vërtetë të madhe. Atë që besojnë të gjithë kryetarët e partive shqiptare. Atë se kush ka postin, zyrën, vulën, nuk e humbet kurrë betejën.

Me qindra herë në këtë vend është provuar se ata që kanë arritur të uzurpojë partinë i kanë mbijetuar të gjithë kundërshtarëve dhe të gjitha shizmave.

Dhe këtu as Basha nuk gabohet.

Ai ka privilegjin të tregohet mospërfillës me të gjithë ata të cilëve u preu përgjysëm karierën politike, që i përjashtoi me firmën e vet personale dhe  që i pushkatoi si viktima të paktit të 18 majit me Ramën.

Sa do të mundohen, ata as nuk i’a marrin dot partinë dhe as nuk i kthejnë dot strukturat kundër.

Fatkeqësisht këtu Basha ka të drejtë.

Por, nga ana tjetër ai po bën një gabim strategjik. Sepse beteja e tij nuk është të mundë, as veç e veç, Patozin, Topallin, Imamin, Rulin, Boden, Bregun dhe as ata të gjithë së bashku.

Gara e tij e vërtetë është të rikuperojë ato 200 mijë vota që i firuan në zgjedhjet e shkuara edhe si pasojë e ndarjes që i shkaktoi PD-së. Sfida e tij është që të rikuperojë sa më shumë është e mundur nga katastrofa elektorale (e ngjashme me atë të vitit ’97) ku e gremisi partinë.

Dhe për të bërë këtë nuk i lipset aspak një konflikt i dytë me ata që i vrau njëherë politikisht. Sepse problemi real i Bashës nuk është si t’a përçajë PD në “njerëz të zyrave” dhe “njerëz të kafeneve”, por si të bëjë të mundur që të gjithë të lënë lokalet dhe të kthehen në seli. Pasi në të kundërt ai do të dalë gjithnjë fitues ndaj kritikëve, por do t’i lërë përjetësisht të mundur demokratët.

©Lapsi.al   

 

 

24 Comments

    1. Cfare mendje e ndritur Andi Bushatlliu?! Cfare fati per ne shqiptaret qe kemi Andi picirukun apo pilen sic themi nga anet tona! Per cfare nuk e ke kete analist medioker sofist apo kamikaz! Na i sqaron te gjitha pasi Andit ja sqaron Saliu me pare! Ashtu sic i fshinte bythkat Andit tani i fshin kujtesen! Cfare fati!

  1. Ne fakt, ne kete vend s’duhet te jesh elokuent dhe elastik. Po te studiosh Ramen, por edhe Berishen, duhet te jesh arrogant, diktatorial, uzurpues dhe ‘maqolakroras” qe te drejtosh nje parti. .Mbi te giitha, duhet te jesh i tille per te mos pasur zera kunder ne parti, si Rama pra.
    Kete Basha s’e ben dot…. Mbetemi kureshtare nese zerat kunder ne PD do te formojne parti te re “gencpolliste” apo do te perpiqen te hedhin kryetarin poshte, me zgjedhje

  2. Ore PLAZH dimeror..Mos rri shume ne te ftohtese pasi ke nderruar pseudonimim mos te shkase edhe ajo haleja tende qe te shket zakonisht, nga dridhmat e mashtrimeve qe na komento zakonisht. Ju qelbesirat( e perseris) e rilindjes, propagandiste te paguar , mos tu behet qejfi se BUSHATI, e goditibukur me kete artikull, jo more jo, Partia demokratike e ka treguar veten se kur bie ngrihet me e forte,por ju krmbat, e qelbesirave mashtruese qe na lehni per dite, per te mashtruar, e zgjaturvuajtjetMIGJERIANE te popullit, do u vije momenti , dita se si shume e keni zgjatur vjedhjen e hipokrizine,

  3. Ore PLAZH dimeror..Mos rri shume ne te ftohtese pasi ke nderruar pseudonimim mos te shkase edhe ajo haleja tende qe te shket zakonisht, nga dridhmat e mashtrimeve qe na komento zakonisht. Ju qelbesirat( e perseris) e rilindjes, propagandiste te paguar , mos tu behet qejfi se BUSHATI, e goditibukur me kete artikull, jo more jo, Partia demokratike e ka treguar veten se kur bie ngrihet me e forte,por ju krmbat, e qelbesirave mashtruese qe na lehni per dite, per te mashtruar, e zgjaturvuajtjetMIGJERIANE te popullit, do u vije momenti , dita se si shume e keni zgjatur vjedhjen e hipokrizine,

  4. @@ipaemer paska nderye taktike ,del me emrin e vertete
    Sakllom.Ashtu eshte or tai,kur gjen dhe emrin qe shkoka shume me mbiemrin.

  5. nuk ju nxjerr jo basha as ty bushat ,as muqin as patozin e as plazhin e as te tjer,e si te ju nxherr ku paguheni nga rama me para droge,kanabisi,prostitucioni etj.nuk sulmoni rame qe ju quan kazan,plehera,derra,dela,lop po merreni me bashen qe se paku i hoqi nja 20 a 30 krominel si frroka,ndoka,prenga,rosha,xhelila,balila ,tahira e habila qe ju i mbroni si te ishte enveri.dhe ju krymbat e qenefit negjmije prap ne kor si dikur:
    parti enver o sa mir po na dhjer, lurse tash :
    parti edvin o sa mir po na dhin. perparaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

      1. i pa emer ari -k ju jep k e jo si meta ngjala qe ju qelbesirat e bet president edhe pse ju tha kokpalare e bastard.bllokun e bet pall e hajnin me ze dhe figur president.ja pra i pa emer por me mut ne kok.

  6. Une po guxoj e po ve bast per nje makjato 600 lekshe. Basti eshte ky: Dyqindetridhjetmijshi i abandonues te PD do behen ne zgjedhjet e ardhshme 300,000 abandonues. Kush pranon bastin?

  7. Basha e ka marre pa asnje merite as pa pevoje PD-ne ,gati si trofe nga Berisha fale afersise se tij me Argiten.Besoj se ti Bushat dhe secili opinionist apo politikane me pervoje e njohuri edhe modeste e kupton seBasha kurre nuk do te behet lider as udheheqes sepse nuk ka vendosmeri dhe qendrim e te mos folim per dhuntine naturore te politikanit.Te gjitha postet politike dhe funksionet i ka marre pesqeshe nga Berisha fale Argites dhe degjueshmerise karshi Berishes.Basha nuk eshte i afte te qeverise as administroje as nje komune e lere me shtetin.Berisha ka pergjegjesine qe ia la kopil PD-se dhe me kete ne perpjekje per te ruajtur ndikimin dhe rolin historik te vetin e shkatrroi kete parti dhe identitetin e saje.

  8. Profilin politik te Bashes e ilustron me se miri sjellja e tij arrogante dhe e neveriteshme me bashkepartiaket e tij.Sa superior eperqmues paraqitet me ata te cilet pa te drejte i flaku edhepse kishin merita dhe investime shume here me te medha se ky ne ate parti.Nuk don as te flete me ta .Nga ana tjeter Rama edhepse tallet me Bashen dhe pothuajse luan koqe me ta ai memzi priti ta thrrase Rama dhe shkoi e u mbyll me te me ore te tera.Ne fund Rama e la me gisht ne goje.Neser po ta fton Rama ai ne qast shkon dhe i perkulet.

  9. Ku e ka hallin Bushati që sulmon Bashën ?
    E ka thua merakun se ai nuk është “i zoti” të bëjë opozitë të fortë kundër Ramës e na qenka “doktori i shkencave mediatike”, Astrit Patozi, që e dërmon “armikun” e Bushatit, Edi Ramën ?
    Nuk po i hyj me emra të gjithë “të pakënaqurve” për karrierë që në vënd të hedhin kushtrimin për gjithë shqiptarët për të keqen Rama, kanë 5 vjet që bëjnë çmos për të denigruar liderin e zgjedhur me shumicë votash në PD, Lulzim Bashën. A e beson kush vërtetë se këta të pakëbaqur, e paskan hallin se pse Basha bëri marëveshjen e imponuar nga ndërkombëtarët me Ramën ne 18 maj ?
    18 maji është gjetur si sebep por qëndrimi armiqësori këtyre ndaj Bashës, ka filluar qëkur ai qoftë edhe me rekomandimin e Berishës u zgjodh si lider i ri i PD.
    Jam i bindur se po të mos ta bënte ate marëveshje, e të realizoheshte “urdhëri” i socialistit Gabriel të Gjermanisë, të gjithë këta do ti tureshin akoma më me egërsi Bashës se pse nuk e pranoi marëveshjen e rekomanduar nga ndërkombëtarët.
    Bushati i ka në gjak dredhirat, prandaj i pëlqen hipokrizia e këtyre të të pakënaqurve.
    Vërej se edhe një pjesë e komentuesve këtu i kanë ngrënë dredhitë e tyre, të Ramës e të sojit të Mero Bazes.
    Fatkeqësisht, aftësitë intelektuale, formimin akademik europianist e demokratik e aftësitë menazhuese qeverisëse, nuk mund ti masësh me peshoren që peshon preshët.
    Veri preshit çfardo emri e ma nxir përpara, nuk ma mbush dot mëndjen askush se ështe banane.
    Po me aubuzimet subjektive të qëllimta, për fat të keq ky mashtrim funksionon.
    Me propoganda mediatike enveriste për gati 5 dekada, akoma edhe sot ka shqiptarë që besojnë se Shqipëria ishte vendi kampion i botës në sigurimin e ushqimit e ndërkaq në treg mezi gjeje edhe presh.
    Nuk mund ti peshosh Patozin e Bashën me kandarin e preshëve por me aftësitë e tyre.
    Basha është një politikan i ri me formim e edukatë qytetare demokratike europiane.
    Nga e ka marë formimin e tij akademik e kulturor Patozi ?
    Basha është një jurist i shkolluar në perëndim, i angazhuar edhe nga OKB në misione ndërkombëtare.
    Çfarë profesioni ka Patozi e për çfarë është shquar ?
    Basha ka qenë ministër në tre dikastere të rendësishme të qeverisë Berisha e kjo qeveri sukseset e saj i pati si në politikën e jashtëme (antarësimi në NATO), në ate të mbrendëshme (plotësimi i kushteve për lëvizjen e lirë Shengen) ashtu edhe në ate të transportit me realizimin e veprës me vlera të mëdha ekonomike kombëtare, Rrugën e Kombit.
    Për çfarë është shquar Patozi në 8 vitet e qeverisjes demokratike ?
    Nëse Berisha e kryesia e PD, do të kishin pasur besim në performancën e Patozit, nuk do t’ja vinin Ramës përballë Bashën për të kandiduar për bashkinë e Tiranës po do të vinin mikun e Olldashit Patozin.
    Së fundmi, i uroj Bashës që të çojë me sukses detyrën që ka marë, në këto kushte shumë të vështira duke i kujtuar se propogandat komuniste janë egërsisht më të amplikuara, pikërisht kundër politikanëve demokratë më të afte.
    Patozit i bëj thirrje që të mos gabohet se po i dalin në mbrojtje sorrat e propogandave enveriste, por përkundrazi të mbledhë mendjen e të diferencohet prej tyre, se mafies komuniste i pëlqen të bëjë për vete, sa më shumë kundërshtare të saj.

  10. Komentuesit e Temes vazhdojne te komentojne me emra qe nuk perseriten më, si Afrimi, plazhi, astriti…. Nuk do t’i gjeni neser, apo ne shkrimin tjeter te Bushatit…. Do te gjeni ama emra te rinj si Ceni, trimi, coli etj.
    NE THELB, ESHTE I NJEJTI PERSON, MAKSIMUMI DY, QE KUJTOJNE SE BEJNE “RILINDASIN” ME KOMENTET E TYRE TE KOTA.
    Kjo eshte tipike e Mero Bazes, llumit

  11. Per dy komentuesit e fundit. Se pari ne kete portal shumica dermuese e komentuesve postojne komentet me nofka si ju te dy.Ju si perkrahes te PD-se doni te mbani Bashen kryetar dhe PD-ne ne opozite e secilin pale zgjedhje te humbni gjysmen e elektoratit apo e doni PD-ne te jete force e pare politike ,pra ne pushtet? E pra a besoni se me Bashen dhe ekipin qe zgjodhi si Ervin Salianjin,Klevis Balliun,Agron Shehajn,Grita Dumen, Strazimirin,Myslim Murrizin,Xhemail Gjunkshin,Nard Ndoka,Flamurt Ndoka etj,do te mund te fitoje zgjedhjet me deputet te ketij kalibri mund te fitohet e qeveriset?Une mendoj se deputet e larguar nga Basha per vlera dhe kualitet njerezor e politik jane per tri klase me larte se keta perverza seksual e injorante qe i futi ne liste Lulzim Basha.

    1. Ta kam dhënë përgjigjen o huk me një replikë që nuk e di sepse nuk i ka pëlqyer lapsit të Bushatit dhe e ka fshirë. Më thuaj vetëm një fakt që ngarkon me faj emrat që ke përmendur !
      Po të përmend vetëm një emër, Tahirin e krahasoi ata me këtë.

    1. Ore mke gjithe respektin per barijte por me te pafajshem se barijte e deleve nuk ka por nuk i fusin ne liste per deputet.Ndoshta edhe je njeri nga keta deputetet e siperpermendur te Lulit , dhe nuk ke faj por me kesi kualiteti nuk mund te mbashe as nje kryesi fashati se lere ma qeverine.

  12. Ahahaha…me shkrive gazit me kete shkrim o z. Bushati!
    Ti thua se Basha u paska prere karrieren me dysh atyre kundershtareve te tij duke mos i kandiduar per deputet?
    O z. Andy, ajo qe ti quan “Karriere” e tyre eshte vecse nje zvarritje pas Berishes pa marre kurre persiper asgje, pa bere kurre asgje, as edhe nje mbledhje te vetme me demokrate diku, pa ushtruar kurre ato postet N/Kryetar, Sek i Pergjithshem, Sek. tjere,
    Ato figura te zbehta si Patozi, Jozi, Bode, Imam, Selam etj, ishin po aq fajtor sa Berisha per humbjen e 2013 qe erdhi duke qene PD ne pushtet. Ato figura mjerane dolen qe atehere nga politika, pavaresisht se Berisha i futi ne liste per te ndenjur ne salle te Parlamentit.
    Sot keto njerez jane perdite, fale “zemergjeresise”, ne mediat pro-Rama. Arsyeja? Rames i interesojne qe ato te duken si faktore anti-Bashe, kur ne realitet ato jane vetem ca mjerane qe kurre ne politike nuk kane qene faktore, por vetem emra qe Berisha i shenonte ne listen per deputet.

  13. Ska gje…I zbraz Gjiknuri hidrocentralet…Permbytet nen-Shkodra…dhe per ironi e japin si lajm mediat!…Budallalliku s’ka brire! Nuk thuhet kot…

  14. Deshiroj te komentoj kete artikull ne keto dy pika themelore: 1. Gjat gjithe artikullit nuk ka asgje qe e ikriminon PD-n dhe Bashen sepse nuk duket te ken vepruar ne menyre ilegale. Lobingjet jane nje forme legjitime dhe legale, por nese Muzin ka bere nje gje te tille, nuk do te thot domosdoshmerisht qe PD dhe Basha te kene bere ate. 2. Dona Rohrabacher nuk eshte femer o mjerane! Gje qe shton dyshime qe artikulli juaj eshte i stisur. Ai eshte kongresist amerikan nga California. Pyeteni Jo Dioguardin per Dona-n!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu