Në Kuvendin e Maqedonisë çaste më parë deputeti, Amdi Bajram, ka gjetur kohë të flej në ulëset e Kuvendit.
Videoja është publikuar në Facebook nga gazetari shqiptar në Maqedoni Furkan Saliu, i cili ironizon në këtë mënyrë: “Deputet ne #mkd … Profesion i ëndrrave”.
Në Kuvendin e Maqedonisë u diskutua projektligji për gjuhët, i cili dështoi të miratohej për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive të koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI.