• |
ide | kryesore

(VIDEO) Durrësi nën ujë, deti përmbyt Lungomaren në Vlorë

Lajme, Të fundit



Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar përmbytje në qytetet bregdetarë të Vlorës dhe Durrësit.

Në Vlorë, Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares, në fillim të saj, edhe pse deri tani nuk raportohet të ketë pasur probleme në qarkullim.

 

Bizneset në fillim të shëtitores janë përballur me rrezikun e përmbytjes.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar.

Situatë e rënduar raportohet edhe në Durrës, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe probleme në qarkullim.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugë, banesa e biznese në Durrës, sidomos ato të përqendruara në lagjen nr.18.

Problematike situata paraqitet edhe në lagjet nr.1, nr.4, nr.9 dhe nr.13.

Raportohet se përveç rrugëve të bllokuara, uji ka depërtuar edhe brenda bizneseve në katet e para të ndërtesave.

Sasia mjaft e madhe e shiut e rënë brenda pak minutave i gjeti të papërgatitur dhe drejtuesit e makinave dhe kalimtarët.

Nga ana tjetër, kanalizimet nuk arritën të përballonin sasinë e madhe të ujit, duke sjellë për pasojë përmbytjen e rrugëve dhe daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *