Nuk ishte një ditë e lehtë për lojtarët e Fiorentinës që këtë të martë u rikthyen në stërvitje pas vdekjes së Davide Astori. Të gjithë lojtarët dërguan në stadiumin “Franchi” një bluzë të Astorit të firmosur nga të gjithë.
Këtë të martë doli edhe autopsia e shumëpritur. Ishte vetë shefi i prokurorisë Antonio de Nicolo që dha rezultatet. “Bëhet fjalë për një vdekje nga zemra e cila nuk ka lënë shenja të dukshme makroskopike. Ka pasur një rrahje të shpeshtë të zemrës derisa ajo është ndalur. Autopsia e kapitenit të Fiorentinës zgjati rreth 3 orë.
Me shumë mundësi, sipas analizave, zemra e 31-vjeçarit ka shtuar të rrahurat dhe më pas është ndalur për arsye natyrale. Gjithsesi anatomo-patologu Carlo Moreschi dhe profesor Gaetano Thiene thanë së do të bëhen analiza më të thelluara për të kuptuar shkaqet e vërteta të vdekjes.
Rezultatet pritet të dalin pas 60 ditësh. Prokurori shpjegoi se nuk janë gjetur shkaqe të jashtme që mund të hapnin hetimet për vrasje. Trupi i lojtarit u është dhënë familjarëve rreth orës 15.30. ©LAPSI.al