• |
ide | kryesore

Alarmi/ 180 të vdekur nga konsumimi i salçiçeve

Planet



180 të vdekur dhe rreth 1000 të infektuar është bilanci i një epidemie që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut që në janar, si pasojë e salçiçeve të infektuara me bakterin “Listeria”.

Kompania që prodhoi këto salçiçe është më e madhja në vend. Dyshohet se epidemia ka shpërthyer si pasojë e përdorimit të mishit të vjetër.

Qeveria urdhëroi tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve shtazore të ambalazhuara.

Nga kjo epidemi kërcënohen edhe fqinjët e Afrikës së Jugut, si Mozambiku, Zambia dhe Swasiland.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *