• |
ide | kryesore

“BE nuk kërkon ndërtimin e një ‘muri’ me Britaninë”

Planet



Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka insistuar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron vendosjen e një muri me Britanine, por Brexit nënkupton se gjithsecili do ecë në rrugën e vet.

Tusk u shpreh se kryeministrja britanike, Theresa May dëshiron të demonstrojë me çdo kusht se Brexit mund të jetë i suksesshëm, por ajo pikë nuk ka qenë në objektivin e BE-së.

Ai ka prezantuar draft udhëzimet e BE-së për negociata me Mbretërinë e Bashkuar, për marrëdhëniet mes dy palëve, pas përfundimit të procesit të Brexitit.

Tusk theksoi se BE-ja dëshiron një marrëveshje ambicioze dhe të avancuar të tregtisë së lirë me tarifa zero sanë mallra.

 

Presidenti i Këshillit Evropian se do të shënohej hera e parë në histori që një marrëveshje e tregtisë së lirë, do të dobësonte dhe jo forconte, marrëdhëniet ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *