• |
ide | kryesore

Denoncimi/ 14 fakte të reja që implikojnë vëllezërit Rama në trafikun e 180 mln euro kokainë

Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi denoncimin e një oficeri anti-droge në Durrës, i cili vë gishtin mbi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, për trafikun e 180 milionë eurove drogë nga Kolumbia në Shqipëri. 

Berisha i përmbledh këto informacione në 14 pika. Ish-kryeministri është i bindur se 613 kg kokainë i përkasin klanit ‘Rama’. 

“Fakte te reja deshmojne se Edi dhe Olsi Rama jane klani politik i 613 kg kokaine!!
Antidroga dixhitale informon:

1- Informacioni nga Kolumbia eshte dhene ne muajn janar
2- Pala italiane ka dhene informacion pasi ka marredhenie apo informacion nga Kolumbia
3- Informcioni eshte dhene me numrin konkret te konteinerit!
4-Ndaj dhe nga te tre konteineret ate nate eshte kontrolluar vetem konteineri i shenjuar qe mbante drogen!
5-Konteineri ne Durres ka ardhut me dt 19 janar!
6-Policia e dinte se droga ishte e klanit Rama ndaj dhe nuk e referoi ne prokurori por e la konteinerin 10 dite ne kalate me qellim qe te hapte konteinerin pas ndryshimit urgjent te drejtorit te portit per te rrembyer drogen por skenari iu deshtoi
7-Procedimi penal eshte regjistruar vetem nje nate para dt 27 pasi humben shpresen se mund te grabisnin drogen nga konteineri
8-Nderhyrja eshte bere vetem pas kerkeses per informacion disa here nga Marina Kolumbiane, DEA dhe pala italiane, per te ditur per fatin e konteinerit.
9-Qe policía nuk ka dashur te nderhyje per kete rast vertetohet edhe me faktin se ate nate ne Durres ka qene edhe vete ministri Xhafa, i cili ka shkuar aty me urdher te Edi Rames per te verifikuar situaten.
10-Ne fund, kur kane pare se nuk kishin nga t’ja mbanin, ka nderhyre policía duke jua lene ne dore dy punetoreve te thjeshte
11-Nje fakt tjeter; Pronari ARBER Cekaj kur ka ardhur konteineri ka qene ne Shqiperi..
12- Te gjitha sa me siper dhe sa flitet, i bie qe kjo ngarkese ka qene e Edi dhe Olsi Rames dhe vetem e tyre.
13-Vetem per ata mund te behej çdo perpjekje per te grabitur drogen dhe u la te largohej pronari i kompanise!
14-Vetem per Edin dhe Olsin e tij, Xhafa dhe Ardi Veliu bllokuan dhe prishen hetimet.
Vetem per Edin dhe Olsin e tij pasi u bllokuan dhe u prishen hetimet per konteinerin me 614 kg kokaine, u mohuan dhe mohohen te gjitha informacionet nderkombetare per konteinerin e droges te konfirmuara tashme jo vetem nga Fatzi Droga mengjesin e dt 28 shkurt por dhe nga nje seri burimesh kombetare dhe nderkombetare!! sb” – shkruan ish-kryeministri.

Denoncimi tek Sali Berisha: 

 

“Pershendetje Dr Berisha jame oficer i antidroges ne Durres.Informacioni nga Kolumbi a eshte dhene qe ne muajin Janar kur eshte nisur kontenieri.Po keshtu edhe pala Italiane ka dhene información pasi ka marre información edhe ajo nga Kolumbi a.Kjo vertetimet me fakt in se información i eshte dhene me numrin konkrete te kontenierit dhe policía vetem kete kontenier ka kontrolluar ate nate nderkohe qe ne port kane qene edhe dy konteniere te tjere te kesaj firme .Kontenieri ka ardhur ne Durres me date 19 shkurt.Dmth policia shqiptar qe nga Janari e deri tani ka hetuar dhe e ka marre vesh shume mire se kujt i perket kjo ngarkese dhe qellimisht nuk ka nderhyre dhe as nuk ka referuar materialet ne Prokurori e krimeve te renda.Procedimi penal eshte regjistruar vetem nje nate para ngjarjes me date 27 dhe nderhyrja eshte bere po kete date me insistimin e sherbimeve partnere si DEA.dogana Italiane e ushtria kolumbiane te cilat kane kerkuar información se cfare ka ndodhur me kete rast disa here.Qe policía nuk ka dashur te nderhyre per kete rast vertetimet edhe me faktin se ate nate ne Durres ka qene edhe vete ministri Xhafa i cili Ka shkuar aty me urdher te EDI Rames per te verifikuar situaten .Ne fund kur kane pare se nuk kishin nga tía mbanin ka nderhyre policía duke Juan lene ne dore dy punetoreve te thjeshte.Efhe nje fakt tjeter.Pronari ARBER Cekaj kur ka ardhur kontenieri ka qene ne Shqiperi.. Te gjitha sa thashe me siper i bie qe kjo ngarkese ka qene e Olsi Rames etj.Kjo menyre transporti ka filluar pas 2013 me kontenieret e bananeve.Mbrojtja e tyre ne Durres behej nga Ish Drejtor i policise Durres Perlat Cullaj I cili ishte I vetmi Drejtor policía qe nuk levizi nga Durresi per 4 vjet me radhe.”



3 Comments

  1. Ke rrjedhur nga trute o plaku Sali, ke rrjedhur, por keq ama.
    Asnje nga ato cfare parashtron nuk perben fakt por hamendesime te nje nje plaku te rrjedhur.
    Kuptohet tashme qe per krimet qe ke bere mundohesh te c’vendosesh vemendjen e popullit.
    Kot e ke nje dite do te gjykohen te gjitha ndyresirat qe ke bere.

  2. Ka dhjetë vjet që Rama, vetëm me shpifjet banale te Mero Bazes, akuzon djalin e ish kryeministrit se i paskej shkrepur në kokë të shkojë e të vrasë 26 njerëz në Gerdec.
    Cilido që i ka trutë e njeriut e jo të gomarit, do të arsyetonte, ç’interes kishte Shkëlzen Berisha të hidhte në erë Gerdecin e të vinte babain e tij kryeministër në pozitë të vështirë ?
    Meroja ngulte këmbë që Shkëlzeni qenka ngatëruar në tregëtinë e armëve.
    Eshtë vërtetuar tashmë se kjo ishte një shpifje e ndyre, por edhe nëse ishte e vërtetë, përse duhej djali i kryeministrit të hidhte në erë depot e armëve të Gerdecit. Çfarë do të përfitonte nga kjo ?
    Mandej cilido që i ka trutë në vend, ështe në gjendje të kuptojë se nuk mund të bëhet asnjë krahasim midis angazhimit të qeverisë Berisha me kërkesën e NATO-s, për te demontuar arsenalin e vjetër e të rrezikshëm të armëve që nga koha e Stalinit, nga paranoiaku Hoxha, me trafikun gjigand të drogës që shpërtheu me qeverinë Rama.
    Gërdeci ishte një aksident tragjik që ndodhi mbrenda disa sekondave e vetë shkaktari humbi jetën.
    Skandalin e drogës e ka paralajmëruar jo vetëm Berisha por edhe shumica e opinionit publik shqiptar që ka pasur bindjen se vetë Edi Rama është përdorues i drogës.
    A nuk është Edi Rama ai që u bë qesharak duke quajtur avionët e drogës mushkonja ?
    Mjafton ky fakt dhe asnjë tjetër që ta ngarkojë ate me dyshimin se është vetë i përzjerë me trafikun e drogës e u përpoq me idiotësi ta fshihte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *