• |
ide | kryesore

Kokainë dhe marijuanë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Greqi

Lajme



Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua në Selanik pasi u kap me kokainë dhe marijuanë.

Policia greke ndaloi shqiptarin teksa ecte me makinë dhe më pas vijoi kontrollin edhe në banesën e tij. Kontrolli në banesë erdhi pasi në makinën e 35-vjeçarit, gjatë një kontrolli rutinë, shqiptarit iu gjet kanabis dhe një telefon, që e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm.

Autoritetet fqinje gjetën dhe sekuestruan 19 gram kokainë, 14 kilogramë marijuanë, 2 peshore dhe 980 euro para cash në banesën e tij në qendrën e qytetit, në zonën e njohur si Sykeon.

Policia po punon për të zbuluar persona të tjerë që kanë lidhje me 35-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *