• |
ide | kryesore

Policia rrugore bën ‘namin’ në Komunën e Parisit, ndëshkohen 83 drejtues automjetesh

Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës vijon aksionin për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve sa i përket problematikës së qarkullimit rrugor.

Policia thotë se referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqendruar në rrugën “Medar Shtylla”, zona e njohur si Komuna e Parisit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *