• |
ide | kryesore

613 kg kokainë/ Donald Lushaj doli nga pika kufitare e Morinës 6 herë në Janar

Lajme, Të fundit



Mbetet ende e paqartë nëse 25 vjeçarët e arrestuar për 613 kilogramë kokainë në Durrës ishin në dijeni të trafikut të drogës apo rastisën në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Për të kuptuar më shumë, prokuroria ka hetuar lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë vendit. Nga hetimet ka dalë se Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia ka lëvizur shpesh jashtë vendit.

Vetëm në vitin 2018 ai ka dalë dhe ka hyrë 6 herë nga pika kufitare e Morinës.

Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës.

Pas arrestimit, Lushaj ka deklaruar: “Kam katër vjet që punoj si menaxher i ‘Arbri Garden’. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj 25-30 ditë përpara. Kontenierët e kompanisë erdhën dy javë me vonesë. Kontenierët u ndaluan për inspektim në Livorno të Italisë dhe për këtë kontroll “Arbrit” i erdhi një faturë prej 4 mijë eurosh për të paguar.”



5 Comments

  1. habilajt e tahiri kan dal nga gjdo pik kufitare nga 600 her e ju flisni se ka dal ky 6 her.kur paska dal ky gjasht her pse policet e derrave tahiri,xhafa nuk i kapen kokain por e eskortuan.

  2. ore krymba qenefi po qfare lidhje ka sa her ka dal ky nje her,10 apo 600 her si tahiri e habilajt,olsi e agron gjafa,kryesorja derrat e rames kan qen ne dogan e qunat e tahirit me morrat e xhafes.ke kan keta kryeqelbesir ramen e droguar.

  3. Turp tju vij o funderrina gazetar o qelbesira te ndyra qe vec rrini duke genjyer ooo hale gazetar . Donaldo me dt 21 janar ka qen Ke varri I gjyshit te vet te cilin ja kan vra banda e Edi Rames o qelbesira me dt 22 janar eshte kthyer per ne tirane . Turp tju vije

  4. Doni me mbulu kokat e shtetit ju more Hale tv e gazetar . Po ju nuk keni shtet se jeni te korruptum para e mrapa .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *