• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, përplasje me armë si nëpër filma në qytetin e Vlorës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Report TV ka sigurur pamjet e përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Në pamjet e siguruara nga Report TV duken 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rreth 60 sekonda.

Në 18:18:30 fillon përplasja me armë deri në 18:19:30, pra 60 sekonda.

Në momentin e përplasjes duket edhe një qytetar në pamje i moshuar që kalon në vendin e ngjarjes mjaft qetësisht, madje edhe ndalon disa çaste, teksa rreth tij po “fluturojnë” breshëri plumbash.

Edhe pse ka pasur breshëri kallashnikovi, fatmirësisht nuk kanë rezultuar fatale për asnjë prej personave të përfshirë në konflikt, ku ka pasur shkëmbim zjarri nga të dy krahët.

Qytetari që kalon pranë vendit të ngjarjes ndalon duke parë ngjarjen dhe largohet duke mos i bërë përshtypje duke iu dukur gjithçka normale.

Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohet shkëmbimi i zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *